E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve, pranon akuzen

Tirane - I akuzuari per trafik armesh nga Shqiperia drejt Greqise, pranon akuzen dhe kerkon gjykim te shkurtuar. Gjykata e Krimeve te Renda pranoi dje kerkesen e Alban Gjocit, nga Shkodra, i akuzuar per "trafik te armeve dhe municioneve ne bashkepunim", ndersa 26-vjecari u kap ne Tirane vitin e kaluar. Trupi gjykues, i kryesuar nga Ardit Mustafaj, pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen e bere nga avokati mbrojtes gjate kerkesave paraprake, ka dale me nje vendim per te pranuar kerkesen e mbrojtjes per aplikimin e ketij gjykimit qe do te uli nje te treten e denimit. Alban Gjoci eshte arrestuar ne muajin maj te vitit 2007, ndersa udhetonte ne nje furgon ne afersi te Ktheses se Kamzes. Gjate kontrollit te ushtruar, ne bagazhin e furgonit jane gjetur 2 canta, me nje arsenal armesh, si nje automatik tip "Kallashnikov", 5 pistoleta, 7 granata, si dhe 4 arka me fisheke. Sipas hetimeve te kryera, armet ishin blere ne Shkoder, te nje shok i te pandehurit dhe do te ndiqnin itinerarin Shkoder-Tirane dhe me pas me nje tjeter furgon deri prane pikes doganore te Kakavijes, ku do te kalohej ne rruge tokesore drejt Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›