E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi kerkon edhe 2.4 miliard leke

Lista aktuale e barnave nuk do te ndryshoje, por do te jete nje tjeter liste, e cila kerkon nje fond te ri shtese. Sipas perllogaritjeve te Ministrise se Shendetesise, nevojiten edhe 2,4 miliard leke te vjetra per te krijuar nje liste te re alternative me barna te rimbursueshme. Ndersa aktualisht Instituti te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor i jane vene ne dispozicion 4,3 miliarde leke per listen aktuale qe rimburson. "Nevojitet edhe gjysma e fondeve qe ky institut ka aktualisht per listen e barnave, per te krijuar nje te re me barna te tjera. Kjo liste e re do te jete me propozimet e bera nga pavijone te ndryshme per medikamentet, te cilat jane te rendesishme dhe qe i vijne ne ndihme popullsise", eshte shprehur drejtori i Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise, Lavdim Elezi. Sipas tij, mendohet se lista aktuale e barnave nuk do te ndryshoje, por do jete nje tjeter liste, e cila do te ofroje medikamente per pacientet, por qe edhe keta te fundit te financojne. Ne mbledhjet e zhvilluara nga komisioni i barnave eshte percaktuar ekzistenca dy listave te rimbursueshme, qe do te ndihmoje ne krijimin e nje tregu per barna te rimbursimit me te sigurt per pacientet dhe ne favor te kategorive perfituese. Keshtu, pervec ekzistences se listes baze, e cila do te jete teresisht e financuar nga ISKSH-ja, pritet te hartohet dhe nje liste tjeter rimbursimi, kryesisht per barnat e shtrenjta me bashkefinancim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›