Aksidenti, vdes ne makinen e djalit
Vlore - Nje 61-vjecar nga fshati Selenice i rrethit te Vlores ka humbur jeten dje ne nje aksident automobilistik ne rrugen dalese te fshatit Peshkepi, ne drejtim te Selenices. Pilo Balliu ishte pasagjer ne automjetin qe drejtohej nga djali i tij 35-vjecar i sapo ardhur nga Greqia. Shpejtesia e mjetit dhe lageshtia ne rruge ka bere qe drejtuesi te humbase kontrollin e automjetit te tij, "Fiat Matera" me targa greke YZB 5701, dhe si rrjedhim te dale nga rruga. Goditja i ka kushtuar jeten pasagjerit, dhe ka plagosur shoferin.
O.H