Tatimet, sherbimet mund te privatizohen
Ligji i ri per procedurat tatimore le shteg per privatizimin e menaxhimit te funksioneve te administrates qendrore tatimore. Shqetesimin ne lidhje me kete pjese te ligjit e ka shprehur dje Konfindustria Shqiptare, ne nje deklarate per median, duke pohuar se Keshilli i Ministrave e ka miratuar kete pjese te projektligjit pa u keshilluar me pare me grupet e interesit. Ne nenin 16 te projektligjit per procedurat tatimore, i jepet e drejta ministrit te Financave te nenkontraktoje subjekte private per permbushjen e funksioneve te percaktuara me ligj te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. "Nese ligji miratohet sipas nenit ne fjale, ministri i Financave mund te filloje menjehere procedurat e privatizimit, aq me shume kur legjislacioni perkates i procedurave te nenkontraktimit te subjekteve private per menaxhim funksionesh shteterore eshte i paplote, duke lene edhe shkak per subjektivizem", thuhet ne nje qendrim te djeshem te Konfindustrise.
Konfindustria, duke mos qene parimisht kunder ndaj procesit te privatizimit te menaxhimit edhe te funksioneve tradicionalisht specifike te pastra shteterore, mendon se eshte e domosdoshme, qe gjithcka t'i nenshtrohet me pare nje konsultimi te hapur dhe te gjere te mendimeve per perfitimet dhe pasojat e pritshme te procesit te privatizimit te menaxhimit te funksioneve te administrates qendrore tatimore, si kusht paresor per gjetjen e zgjidhjes me te mire ne interes te shtetit, ekonomise dhe qytetareve shqiptare. Bazuar ne kete arsyetim, Konfindustria kerkon qe paragrafi 6, i nenit 16 te projektligjit per procedurat tatimore, te mos miratohet nga Kuvendi i Shqiperise, pa iu nenshtruar me pare nje studimi dhe debati te hapur dhe te thelluar publik per perfitimet dhe pasojat, si edhe kohen me te pershtatshme te ndermarrjes se nje akti te tille. Kjo pike e projektit, sipas organizates se biznesit, duhet pare ne hapesiren e pergjithshme te ndryshimeve te thella fiskale, qe po ndermerren ne vend, sikurse edhe duhet ballafaquar domosdoshmerisht me shembuj dhe pervojen e ngjashme te vendeve te Bashkimit Evropian.
Projekti, mori miratimin e qeverise
Keshilli i Ministrave javen qe shkoi ka miratuar projektligjin e ri per procedurat tatimore. Para se te miratohet ne qeveri, ai eshte diskutuar ne menyre publike me komunitetin e biznesit, ku jane dhene edhe verejtjet perkatese, te cilat jane analizuar nga grupi i eksperteve te perbashket dhe jane reflektuar ne draftin perfundimtar. Ligji aktual per procedurat tatimore, i miratuar ne vitin 1998, ka pesuar ndryshime te pervitshme dhe shpeshhere jo koherente, te cilat e bejne ate jo te pershtatshem per perdorim. Projektligji i procedurave tatimore eshte fryt i konsultave te zgjeruara me FMN, Komisionin e BE-se, GTZ-ne dhe diskutimeve te gjera me grupet e interesit, duke reflektuar verejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Dhoma Amerikane, me mire Kod Tatimor
Dhoma Amerikane, ne analizen qe i ka bere formulimit te projektligjit te ri, ka dale me konkluzionin se, pas dhjete vjetesh te zbatimit te ligjit per procedurat tatimore, do te ishte me mire te kishim nje Kod te Procedurave Tatimore, sesa nje ligj te procedurave tatimore. Sipas eksperteve te Dhomes Amerikane, ligji duhet te kete te trupezuara me mire te gjitha direktivat e OECD, ne lidhje me percaktimet me te qarta, qe kane te bejne me marredheniet me taksapaguesit, aksesin qe taksapaguesit duhet te kene me autoritetet, natyren e sherbimit me shume sesa thjesht mbledhjen e taksave. Paketa e re ligjore e procedurave tatimore, nder te tjera shoqerohet me penalitete penale dhe financiare ndaj subjekteve te biznesit, te cilat nuk i binden ligjit.