Abuzimet, 4 ish-drejtues te KESH ne pranga
Sipas Auditit te Ministrise se Ekonomise, demi i shkaktuar arrin ne afro 3 milione euro. Kater zyrtare dhe ish-zyrtare te larte te Divizionit te Shperndarjes se Korporates Elektroenergjetike Shqiptare ne rajonin e Durresit kane perfunduar ne pranga ne kuader te operacionit te koduar "Voltazh". Llambi Karamani, 52 vjec, ish-drejtor i KESH per degen e Durresit, aktualisht i papune, Defrim Lakra, 62 vjec, ish-drejtor dhe aktualisht inxhinier ne kete ndermarrje, Plator Mehmeti, 39 vjec, ish-nendrejtor i filialit te Korporates, i punesuar ne sektorin privat dhe Pandeli Bega, 38 vjec, me detyre pergjegjes i Sektorit te Drejtimit te Zyres Teknike ne KESH, dega Durres, jane arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, nen akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike".
Arrestimi
Rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem, grupe te ndryshme te uniformave blu jane nisur per ne banesat e kater personave, me urdhrat e arrestit te leshuara nga Prokuroria e Rrethit. Ndersa kane trokitur ne dyert e zyrtareve, policia eshte perballur edhe me ankesat e familjareve, sipas te cileve nuk kishte motiv qe veprime te tilla te kryheshin ne mes te nates. Disa prej familjareve u kane kujtuar uniformave blu se ligji nuk lejon arrestime nga ora 22:00 deri ne oren 06:00 te mengjesit, me perjashtim te rasteve ekstreme, por kjo nuk ka sherbyer per asgje. Zyrtaret dhe ish-zyrtaret e KESH-it jane marre ne automjete policore dhe jane derguar ne dhomat e paraburgimit, qe ndodhen ne oborrin e pasme te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit.
Policia
Burime nga Policia e Durresit bene te ditur dje se arrestimi i kater personave eshte kryer ne zbatim te nje urdher-arresti te leshuar nga Prokuroria e Rrethit te Durresit. Ne shkresen percjellese thuhej se Gjykata e Rrethit te Durresit ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg" per kater te akuzuarit. Policia tha se mbi bazen e urdhrit te akuzes eshte bere shpallja ne kerkim e kater ish-zyrtareve, te cilet u gjeten ne banesat e tyre ne lagjet numer 1, 4 dhe 11 te qytetit bregdetar.
Prokuroria
Ne prokurorine e Rrethit te Durresit dje ishte e pamundur marrja e informacioneve ne lidhje me arrestimet e disa oreve me pare. Prokurori i ceshtjes, Drini Pali, beri te ditur se ceshtja eshte nen hetim dhe ai nuk mund te jape detaje, ndersa prokurori i Rrethit, Ardian Ndoja, iu shmang takimit me mediat. Kerkeses per te "depozituar kerkesen me shkrim ne kryesekretari", gazetari i "Koha Jone" iu pergjigj me korrektese, pa marre pergjigje. Megjithate, sekretarja e re e prokurorit i dha urdher punonjesve te sherbimit te nxjerrin jashte mjediseve gazetaret, qe prisnin te takonin kreun e akuzes.
Auditi i ministrise
Burime nga filiali i KESH-it ne Durres bejne te ditur se shkeljet, per te cilat eshte ngritur akuza kane ndodhur gjate viteve 2003-2006. "Disa jave me pare, ne zyrat tona mberriti Auditi i Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, i cili ushtroi nje kontroll", tha per "Koha Jone nje nga zyrtaret e Korporates. Sipas tij, auditimi ka zbuluar shkelje ne procedurat e tenderimit per instalime kabinash dhe shtrirje e rrjetit te brendshem, instalime matesish elektrike etj. Te njejtat burime bejne te ditur se demi ekonomik gjate periudhes prej kater vjetesh, arrin ne afro 3 milione euro. Konkluzionet e auditit i jane derguar direkt prokurorise dhe ky organ ka filluar hetimet.
K. Jaupaj
Te arrestuar:
Llambi Karamani, 52 vjec, ish-drejtor i KESH
Defrim Lakra, 62 vjec, ish-drejtor i KESH
Plator Mehmeti, 39 vjec, ish-nendrejtor i KESH
Pandeli Bega, 38 vjec, pergjegjes i Sektorit te Drejtimit te Zyres Teknike ne KESH