Cmimet te nderhyje qeveria

Specialistët thonë se amplifikimi i rritjes është pasojë e zhvlerësimit të lekut. Ata këshillojnë që të ndërhyhet në masa fiskale për të zbutur shtrenjtimet e karburanteve.
“Në radhë të parë në situatën fiskale duhen parë taksat në formën e akcizës, që janë taksa fikse për produktet, duke parashikuar që përmes taksës edhe të shtohen të ardhurat në buxhet, por edhe të lehtësohet barra fiskale mbi produktet që vijnë nga jashtë”, deklaron eksperti Gjergji Filipi.
Një tjetër masë që mund të ulë pasojat e rritjes së cmimeve në tregjet ndërkombëtare do të ishte konkurrenca e ndershme.
“Situata në Shqipëri është vështirë të quhet konkurrencë e plotë, sidomos kur ke të bësh me produkte si karburantet, apo vaji, ku ka një përqendrim. Ilaci është eleminimi i këtij përqendrimi dhe zhvillimi i konkurrencës së plotë. Unë jam skeptik se kjo do të ndodhë”, thekson Filipi.