Licencat, pakt me QKR-në për biznesin
Qendrat e Licencimit vijnë edhe më pranë sipërmarrësve të rinj, duke zgjeruar rrjetin e shërbimeve në qytetet kryesore të vendit. Falë një marrëveshjeje të arritur mes Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe asaj të Regjistrimit, rrjeti tashmë i ngritur i QKR-së do të vihet në dispozicion të qytetarëve edhe për dhënien e licencave. Për ministrin e Ekonomisë, Prifti, ky është një hap përpara në përmirësimin e klimës së biznesit. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u zhvillua dje paradite në ambientet e zyrave qendrore të QKL-së, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të USAID-it dhe bizneset. Ndërthurja e procesit të regjistrimit me licencimin parashikon ta lehtësojë më shumë planin e një biznesi që kërkon të zhvillohet. Jo vetëm kaq, por në planet e ministrit të Ekonomisë është edhe hapja e zyrave të tjera "one-stop-shop" për sektorin energjetik dhe në atë minerar.
Një masë e tillë është përshëndetur edhe nga përfaqësues të USAID-it në vend, po ashtu edhe grupimet e biznesit.
Marrëveshjen mes QKR-së dhe QKL-së e falënderuan edhe bizneset, të cilët shpresojnë që klima për zhvillimin ekonomik të përmirësohet.
Sipas marrëveshjes, Korça, Shkodra dhe Vlora janë të parat qytete ku do të fillojnë të funksionojnë sportelet e licencave pranë QKR-së. QKR-ja dhe QKL-ja janë dy institucione të ngritura me mbështetjen e fazës së parë dhe të dytë të Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, si nisma të qeverisjes elektronike që u kursejnë investitorëve kohë të vlefshme në hapjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre, ndërkohë që rrisin transparencën dhe zvogëlojnë mundësitë për korrupsion.
Avantazhet e sistemit të ri janë të mëdha, pasi nga afati 30-60 ditë që duhej më parë për marrjen e një lejeje apo licence, tashmë ato do të mundësohen brenda 1 deri 3 ditëve.
A.Kola