E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i karburanteve, brenda 1 muaji është rritur 2 herë

TIRANë- Rritet sërish cmimi i karburanteve. Gjatë ditës së sotme, nafta dhe benzina janë shitur me 3 lekë më shtrenjtë. Kështu, në pikat e karburanteve, nafta ka arritur në 136 lekë për litër, nafta e cilësisë së mirë, e njohur ndryshe si eurodieseli shitet me 140 lekë për litër, ndërsa benzina me 146 lekë për litër.

Kjo është rritja e dytë e cmimit të karburanteve në vendin tonë brenda një muaji. Importuesit shpjegojnë se rritja e cmimit ka ardhur si pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Sipas tyre, krahas rritjes së kuotave të arit të zi, në tregun ndërkombëtar është forcuar edhe dollari, monedhë në të cilën shkëmbehet nafta.

Rritja e cmimit të karburanteve do të rëndojë mbi të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se është një ndër mallrat kryesorë të konsumit të përditshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›