Rënia e sektorëve të industrisë, Ekspertët: Sinjal shqetësues
TIRANE- Rënia e sektorëve të industrisë dhe ndërtimit shihet si një sinjal shqetësues për ekonominë e vendit nga ekspertët. Ata argumentojnë se ngadalësimi i rritjes ekonomike në 3.3% gjatë vitit 2009, shifër e publikuar nga Instituti i Statistikave, tregon për një ulje të ritmeve të ekonomisë, motorri i së cilës është pikërisht grupi i industrive.
“Industritë themelore, ato që përbëjnë motorrin e rritjes ekonomike në ekonominë shqiptare, sic është industria e ndërtimit por edhe disa industri të tjera të rëndësishme kanë një ritëm të ngadalshëm. Kjo tregon që ekonomia shqiptare nuk ka marrë kapacitetin e plotë për të dalë ngacikli i krizës. Që një vend të dalë nga cikli i krizës duhet që në atë vend të ndodhin ndryshime teknologjike të cilat të ëprmirësojnë konkurueshmërinë e industrive të këtij vendi. Ritmi duhet të jetë i lartë vecanërisht në industritë që përbëjnë motorrin e zhvillimit të ardhshëm.” shpjegon ekspertja e ekonomisë, Luljeta Minxhozi.
Ekspertët e konsiderojnë të parakohshme dhe deklaratën e pak kohëve më parë të ministrit të Financave Ridvan Bode për tejkalim të efekteve të krizës ekonomike në vendin tonë. Sipas tyre, nuk ka asnjë tregues që të dëshmojë një gjë të tillë.
“është akoma shumë shpejt që në fillim të vitit 2010 të themi se kemi dalë. Unë nuk di të kemi ndonjë tregues makroekonomik të rëndësishëm ku ne të bazohemi se dalja ka filluar” shprehet Minxhozi.
Qeveria kishte planifikuar për vitin 2009 një rritje ekonomike mbi 6%, ndërkohë që sipas INSTAT ky tregues është ndalur në nivelin 3.3%. Edhe për këtë vit, Ministria e Financave ka deklaruar se ekonomia do të rritet mbi 6% duke u shprehur entuziaste për ecurinë e të ardhurave fiskale gjatë 3 mujorit të parë.
Ndërkohë FMN ka parashikuar rritje ekonomike për Shqipërinë në masën 2.5% gjatë vitit 2010.
(e.n/News24/BalkanWeb)