"Vizat" Kukan: Shqipëria, gati për liberalizimin
BRUKSEL- Gjatë konferencës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, kreu i delegacionit të PE, Eduart Kukan është shprehur se Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave pasi ka përmbushur tashmë kriteret teknike. Në konferencën ku merr pjesë si relator kryeministri Berisha, Kukan ka theksuar se shpreson që Komisioni Europian të shprehet sa më shpejt për Shqipërinë, pasi thekson se ka parë nga afër përmirësimet që Shqipëria ka bërë.
“Ne e pamë vetë se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Ne urojmë që Komisioni Europian të shprehet sa më shpejt, në mënyrë që Parlamenti Europian ta përmbyllë këtë proces, sepse është një çështje shumë e rëndësishme dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ju, edhe një herë, keni mbështetjen tonë të plotë” – deklaroi Kukan
Zoti Kukan u ndal edhe në situatën politike në Shqipëri, për të cilën u shpreh se rruga europiane për të zgjidhur konfliktet dhe çështjet politike është vetëm përmes institucioneve demokratike.
“Rruga europiane për të zgjidhur konfliktet politike dhe çështjet politike, - u shpreh Kukan - është vetëm përmes institucioneve demokratike dhe proceseve demokratike dhe vendimet e ndërmarra nga këto institucione demokratike duhet të respektohen nga të gjithë politikanët. Bojkoti i parlamentit nuk është mënyra europiane e zgjidhjes së çështjeve politike. Mendoj se mesazhi që unë dhashë është mjaftueshëm i qartë. Do të jetë vërtet me interes për Shqipërinë që e gjithë politika të kryhet me përgjegjësi” – theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb)