E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i lekut, ekspertet kerkojne uljen

Blerina Hoxha
Institucionet e financave dhe grupet e eksperteve, jane duke ushtruar presion mbi Banken e Shqiperise per uljen e normave te interesit. Pas kerkeses qe beri tre dite me pare Ministri i Financave, Ridvan Bode, te njejtin sugjerim ka artikuluar dje Selami Xhepa deputet ekspert ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Si nje ekspert i politikave monetare Xhepa, mendon se situata e inflacionit ne vend e mundeson kete operacion. Sipas tij ulja e normes baze te interesit, do te lehtesonte ne radhe te pare kostot e borxhit publik te qeverise. "Gjendja e ekonomise se vendit, kerkon ndoshta disa masa stimuluese ne anen e politikes monetare, mendoj se do te ishte i drejte. Per me teper qe besimi dhe konfidenca e publikut shqiptar, ne sistemin e vete bankar mendoj qe eshte goxha e admirueshme. Kemi nje rikthim te ndjeshem te depozites ne sistemin bankar, qe do te thote qe konfidenca eshte rikthyer tashme ne sistem, dhe nuk kemi risqe qe lidhen me ceshtje te stabilitetit financiar", tha Selami Xhepa, deputet i PD-se. Por per zotin Xhepa, ulja e normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise do te ishte nje lehtesim edhe per vete sistemin bankar, i cili po perballet me rritje te kredive me probleme. "Do te ishte e rendesishme per vete bankat nje ulje e normes se interesit, per arsye se bankat natyrisht qe kane pasur nje rritje te portofolit te kredive te pakthyera ne afat dhe nje ulje e normes se interesit natyrisht qe do te ndikonte dhe ne tregun nderbankar, ne huadhenien e parave ne tregun nderbankar. Pra, do te ulte koston e marrjes se parase nga vete sistemi bankar, mendoj qe ne pergjithesi shoqeria do te ishte me mire duke pasur nje norme interesi me te ulet per lekun", vijoi Xhepa. Ministri i Financave tha se, ekonomia po pengohet nga kostoja e larte e parase dhe i ka bere thirrje bankave private, te ulin interesat e kredive. "Kur vendet me te ardhura mesatare arrijne nje nivel borxhi nga 40 ne 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, behet subjekt i asaj qe Banka Boterore e quan rreziku i borxhit", tha pak dite me pare kryekonomisti i Bankes Boterore, per Evropen dhe Azine, Intermit Gill, i cili eshte per nje vizite ne vendin tone. "Dikush mund te shohe nivelet e borxhit ne vendet e zhvilluara te cilat jane edhe mbi 100 per qind dhe mund te thote se pse edhe vendet si Shqiperia nuk mund te kene nje borxh te larte. Por eksperienca tregon se vendet ne zhvillim me te ardhura mesatare nuk mund te tolerojne nivele te larta borxhi", sqaroi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›