BE: Shqipëria, progres në fushën e transporteve
04/06/2010 Takimi
Komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Sim Kallas vleresoi pozitivisht progresin që Shqipëria ka bërë përsa i përket reformave në fushën e transportit. Këto vlerësime Kallas i bëri gjatë takimit që zhvilloi me ministrin Olldashi në Lajpcig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit. Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështetjen e z. Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë. Një pikë e rëndësishme e takimit/bisedimeve ishte dhe kërkesa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje. Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet. Gjithashtu komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e integrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësoj rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon. Ministri Olldashi u takua me komisionerin e Bashkimit Europian për Transportin Sim Kallas gjatë Forumit Ndërkombëtar të Transportit të mbajtur në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar ministrat e transportit, biznesmenë, investitorë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota.