BSH: Norma e interesit ne sherbim te inflacionit
Pak dite me pare Banka e Shqiperise mori ne shqyrtim normen baze te interesit, duke mos e ndryshuar ate qe aktualisht eshte 5.25 per qind. Banka Qendrore i druhet nje ulje te metejshme te kostos se parase per shkak te stimulimit qe mund te behet rritjes se inflacionit nga ky veprim. Banka e Shqiperise ka deklaruar jo me gjate se, nje jave me pare se, norma e interesit per lekun ndryshon, kryesisht per mbajtjen e inflacionit ne objektivin e synuar 3%, plus minus 1 per qind. Muajt e fundit, inflacioni e kaloi objektivin e Bankes se Shqiperise prej 3 per qind dhe nje ndryshim i normes se interesit sipas logjikes mbi te cilen funksionon, ndryshimi i kesaj norme pritet te jape nje reagim ne krahun rrites nga ana e Bankes. Por ministri i Financave nga ana tjeter eshte i shqetesuar se normat e larta te interesit te lekut po frenojne kreditimin ne leke. Por me shume se kaq kostoja e larte e parase rendon me s shumti borxhin e shtetit. Pasi nje interesi i larte i bonove te thesarit qe ka si reference normen baze te interesit perkthehet ne kosto shtese per borxhin e brendshem. Ashtu sic ndodh me cdo cmim tjeter, edhe normat e interesit ndikohen nga forcat e kerkeses dhe ofertes, e ne rastin tone nga kerkesa dhe oferta per kredi. Ne qofte se oferta per kredi nga huadhenesit eshte me e larte ne krahasim me kerkesen e huamarresve, cmimi (norma e interesit) do te bjere, per shkak se huadhenesit konkurrojne me njeri-tjetrin per te afruar sa me shume kliente prane vetes. Ne rastet kur kerkesa eshte me e larte sesa oferta, norma e interesit do te rritet per shkak se huamarresit konkurrojne per te marre fonde qe jane te pamjaftueshme per te gjithe.