E Diel, 1 Nëntor 2026

Cüneyt Çakim dhe Genta Ismajli sjellin këngën “Sexy” më 14 shkurt

 Dueti mes Genta Ismajlit dhe Cüneyt çakim është gati. Kështu shprehet këngëtari turk i cili për “Panorama plus”,  tregon detajet: “Albumi im i ri me titull “Sexy” do të hidhet në treg ditën e “Shën Valentinit” pra më 14 shkurt. është një album shumë energjik tek i cili kam punuar një kohë të gjatë. Kam shkruar dhe kompozuar shumë këngë të mia aty. Gjithashtu në album përfshihet edhe dueti me këngëtaren Genta Ismajli me titullin e njëjtë si të albumit pra kënga titullohet “Sexy” e cila për momentin është vetëm në versionin anglisht, por Genta aty ka pasur rastin të thotë edhe ndonjë fjalë shqip si për shembull fjalën “Të dua”. Kënga është ritmike dhe e stilist dance. Kënga me Gentën dhe i gjithë albumi do të promovohen nëpër vende të ndryshme gjatë këtij viti. Videoklipi i parë do të xhirohet gjatë muajt shkurt kurse dueti me Gentën do të bëhet klip gjatë pranverës, diku nga muaj prill. Ndërkohë gjatë asaj kohe unë së bashku me Gentën do të marrim pjesë nëpër show të ndryshme në Turqi dhe gjithashtu do jem i pranishëm edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, - tregon çakim. .Pjesë nga teksti i këngës “Sexy”Sexy, sexy you drive me crazySexy, sexy you know how to love meSexy, sexy I’ll be your babySexy, sexy you’re sweet like honey

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›