Kelmendi e Gjakova, duarthatë në Botëror

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 17:06
Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mbetur duarthatë në Kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Xhudistja pejane e shënoi një fitore në kategorinë 52 kg ndaj çekes Lucie Chytra.
Mirëpo, Kelmendi u mposht në luftën e dytë nga portugezja Joana Ramos.
Kurse Gjakova ka pësuar humbje qysh në luftën e parë në kategorinë 57 kg nga xhudistja ruse Irina Zabludina.
Kjo ishte hera e dytë që Kelmendi e Gjakova bashkërisht u paraqitën në një kampionat botëror.