E Shtunë, 31 Tetor 2026

Powell nuk garon në 100 metra

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 17:30

Sprinteri nga Xhamajka, Asafa Powell është tërhequr nga gara në 100 metra në Kampionatin botëror në Daegu për shkak se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në ijë, ka njoftuar menaxheri i tij Paul Doyle.

28 vjeçari pritej të sfidonte kampionin e botës Usain Bolt, por dështoi të tejkalojë dëmtimin që pësoi në gusht.

Tërheqja e Powellit vjen pas asaj të amerikanit Tyson Gay, i cili po ashtu nuk do të garojë për shkak të një lëndimi.

Por, Doyle ka njoftuar se Powell mund të rikuperohet për garën 4x100 metra më 4 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›