E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat private dhurojne 5 mije vaksina

Nje firme private, qe operon ne vendin tone, ka dhuruar nje sasi vaksinash anti-grip per te moshuarit ne nevoje te Tiranes, e cila eshte aplikuar ne Qendren Ditore te Unionit te Pensionisteve. Firma ka dhuruar mbi 5 mije doza vaksinash edhe per sistemin shendetesor dhe ate arsimor. Personeli mjekesor ka qene i pari qe i eshte nenshtruar kryerjes se kesaj vaksine, pasi risku i marrjes se virusit per ta eshte shume i madh. Por, po keshtu per mesuesit edhe per nxenesit, pasi nje person mund ta percjelle virusin njekohesisht edhe te shume te tjere. ISHP keshillon kryerjen e vaksines nisur edhe nga analiza epidemiologjike per gripin, e cila deshmon per nje rritje te riskut potencial ne muajt janar, shkurt dhe mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›