Coetzee me dashnoren e zezë
11/05/2005 Nuk është në zemër të Amerikës ku ndihet raca.
Nobelisti Coetzee, si qëndrestar i vetmisë, sidomos prej origjinës nga vjen, gjen dashnoren e zezë në romanin e tij të ri “Askund”, i sapo hedhur në qarkullim në tregun shqiptar, përkthyer nga Zymber Elshani, botimet “Skanderbeg books”.
“I ndrydhur në plogështinë e jetës koloniale, i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm dhe i vetmuar gjen prehjen në krahët e një dashnoreje të zezë. Por, kur vajza e tij, Magda, një beqare e dëshpëruar, ndjen turp nga kjo, ndeshja i kalon kufijtë ndarës racialë dhe i jep fund paqes mes tyre.
Protagonistja e këtij romani të fuqishëm të J.M. Coetzee, fillon ta shohë jetën prej vendit nga i cili gjer atë kohë ishte përjashtuar. E shpërfillur nga ati i pashpirt, e përçmuar dhe e druajtur nga shërbëtorët e saj, ajo, një grua e zgjuar dhe e zemëruar, nën shtysën e neverisë dhe dëshpërimit, vendos të mos mbetet më “një e harruar e historisë”. Për shkak të flirtit të të atit me shërbëtoren, ky vendim precipiton në një akt hakmarrjeje, që tregon një reaksion kimik mes kolonizatorëve dhe të kolonizuarve, mes dëshirimeve evropiane dhe pafundësisë dhe vetmisë së Afrikës”. Tharmi i këtij sinopsi të gatshëm, të paraqitur në vitrinën e pasme të librit, nuk mbetet pa përgjigje, sidomos kur bëhet fjalë për një Afrikë të dhunshme dhe shpërfillëse për pasionet e një gruaje. Kritika ka shënuar me vëmendje se ky libër është me fuqi të papërmbajtshme, me një siguri eterne dhe të pagabueshme, ku J.M.Coetzee ka mundur ta kthejë romancën dhe jetën familjare në pasqyrë të përvojës koloniale. Përveç sigurisë së një nobelisti, botuesja Flutura Açka beson pikërisht në këtë romancë të fuqishme mbi epshin, duke menduar se lexuesi ka për të marrë dozën e duhur të një letërsie të mirëfilltë.
Observer
Një vepër e fuqishme mbi epshin, degradimin dhe fantazinë
“Askund” është një këngë e ankthshme e një virgjëreshe që po plaket, e një jete të gjallë të mërguar në një nga fermat në djerrinat rurale afrikano-jugore. Personazhi kryesor, një vajzë e re, me këmbëngulje, thotë se nuk është vetëm “gjurmë e kësaj bote që kalon nga askundi në askund”. Ndoshta Magda, thotë Coetzee, diku në një nga intervistat e tij, mund të jetë e çmendur (nëse ky është vërtetë gjykimi juaj), por pas saj, unë jam vërtet e apasionuar.
“Askund” nënkupton dominimin e historisë dhe përmbys propagandën e zotërimit, atë koloniale, apo mitet kombëtare. Është një vepër anti-pastorale, Magda thotë se, “Edeni i vjetër ka vdekur” dhe se “pastoralja” është bërë një “histori mbytëse”. Rrëfyesja në “Askund” shkruan përkundër historisë. Ajo nuk është kurrsesi një grua apo nënë, apo bijë, e mitologjisë së bardhë afrikane, por një shtrigë e keqe që fantazon si të vrasë.
“Askund” është orvatja e parë për të artikuluar perspektivën e femrës, pasi Coetzee, si një nga autorët më të rëndësishëm në letërsinë e sotme botërore, ka përdorur zërin femëror në më shumë se gjysmën e veprës së tij. Historia e dhunshme dhe politika e vendit të tij, veçanërisht Aparteidi, i ka dhënë J.M.Coetzee material të “vyer” për veprën. Shpesh, ai ka analizuar ndikimet e dhunës nëpër veprat e tij, ardhur prej gjykimesh postmoderniste. Reflektimet e Coetzee nën stilin e tij precis, nuk mund të cilësohen si eksperimentale, por romanet e tij, ai ka thyer metodologjikisht rregullat e rrëfimit. Veprat e tij nuk mund të cilësohen se i përkasin ndonjë rryme të veçantë intelektuale posmoderniste. Tek “Askund”, në të cilën personazhi kryesor është vajza rebele dhe seksualisht e privuara e një fermeri, Coetzee analizon rregullat në trojet afrikano-jugore. Krisja në roman nis aty, ku Magda vrasëse, me një sëpatë përpiqej të ekzekutojë njerkën dhe të atin.
Magda, heroina e “Askund, jo vetëm përshkruan, por edhe kritikon veten, shumë më tepër se unë vetë mundem, thotë një kritik i Coetzee-s. Jeta e saj është e mbushur me lloje dashurish të gabuara, ajo mund të dojë vetëm inatin e saj, vetëm “virgjërinë e saj të lënduar”. Çdo kafshë e fermës ka pjesë në lojë; Magda është përjashtimi i vetëm. Ashtu si ferma, edhe shkretëtira e vetvetes, duhet të jetë për të shpëlarë. Kur i ati sjell në fermë një njerkë qejfleshë, Magda që është gati vetë grua, rri e zhveshur në hyrjen e portës së dhomës së gjumit të të atit dhe thotë: “Baba, unë nuk mund të fle... Çfarë duhet të bëj?”. Duke mos marrë përgjigje, ajo i viziton ata sërish me një sëpatë në duart e saj, duke menduar se shumë njerëz e kanë bërë këtë më parë dhe fajtori nuk duhet të merakoset dhe aq.
Vendosja në qendër të romanit e një gruaje të bardhë, është përqasja e drejtuar për nga posstrukturalizmit i përflijimit të feminitetit, aq sa edhe nevojë e strukturimit të rrëfimit. Veçanërisht, Coetzee, si autor përfshihet në të dyja: “Dallimet femërore” dhe “feminitetin”, si një qëllim drejt të cilit duhet ta adresojë problemin, pra krizën e rrëgimit dhe të diskutimit. Kjo grua e bardhë, në rrëfimin e Coetzee-s, nuk kapërcen kufijtë e diskutimit, por është vendosur si një mjet për të mbikëqyrur rrethojat e rrëzuara të rrëfimit, ta mbajë komunikimin, të autorizojë, të çlirojë; ndoshta kjo është “vlera” e saj. Diskutimi femëror dhe “feminiteti” janë të ashpra te shpjegimet e Coetzee-s, pikërisht prej kësaj natyre rrëfimi. Këtu, Magda nuk është e pozicionuar vetëm si rrëfyese e tekstit, por edhe atyre të autorit. Përshtatja që Coetzee i bën zërit rrëfyes të femrës, realizon jo vetëm pushtimin strategjik të mungesës së një pike epërsie të saktë prej ku duhet folur, por dhe kodifikimin strategjik të mungesës së autoritetit në figurën e gruas së bardhë. “Ditari” i Magdës, kështu ndërton aktin e shkrimit. Në mënyrë të çuditshme, kjo grua është e vetndërgjegjshme për efektet e thënieve të saj dhe shkruan vetëreflektimet e veta, duke e vendosur nën pyetje apo dyshime aktin e të vetëshkruarit, i cili në reflekset e kthyera, ndesh me zbrazëtinë dhe heshtjen.
Butrinti bëhet me muze arkeologjik
Prej më shumë se pesë vite përpjekjesh për të rehabilituar Muzeun Arkeologjik, më në fund është bërë e ditur se në Butrint muzeu do të jetë gati. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i këtij Muzeu, Dhimitër Çondi, i cili është shprehur se në fund të korrikut, muzeu do të çelë dyert për vizitorët. Momentalisht, Çondi tregon se janë në fazën përfundimtare të investimit për të sjellë në trajtë ekspozimi mjediset e brendshme të këtij monumenti të kulturës, që përfshihet brenda Parkut të Butrintit.
“Dua të vë në dukje se rehabilitimi është përqëndruar kryesisht në izolimin e lagështirës në mjediset e ndërtesës, vendosjen e ndriçimit, instalimin e sistemit të alarmit si dhe vendosjen e sistemit të kondicionimit”, thotë drejtori i Muzeut. Sinjali i alarmit është bashkëkohor për parandalimin e vjedhjeve dhe grabitjeve dhe është gjëja më e rëndësishme e investimit.
“Kemi filluar bashkëpunimin me Ilir Gjipalin, nëndrejtor i institutit të arkeologjisë dhe me një grup pune specialistësh dhe rikonstruksioni mendohet të përfundojë gjatë muajit korrik”, ndalet Çondi për të treguar finalen e këtij projekti mbi Muzeun.
Sipas drejtorit të muzeut, aktualisht, po punohet edhe për ndriçimin, vendosjen e tavaneve dhe organizimin bashkëkohor të sallës.
Ndërkohë që po punohet për të hedhur platformën e re, e cila do paraqesë gjithashtu objekte të paekspozuara ndonjëherë, që kanë dalë së fundi nga gërmimet arkeologjike, kryesisht nga fushata e bërë nga projekti shqiptaro-grek dhe bashkëpunimi shqiptaro-anglez.
Drejtori i Muzeut, Çondi, gjithashtu bën të ditur se po ndjekin procedura për rikthimin e kokave të vjedhura të statujave të njohura. Kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit midis ministrive të Kulturës shqiptare me atë greke. Mbi këtë muze mendohet të rivendoset një rikonceptim më i ri historik për Butrintin.
Muzeu i qytetit antik të Butrintit është ndërtuar në vitin 1937 nga grupi i arkeologëve italianë. Ky muze rihapet pas një mungese shumëvjeçare si një vlerë e rëndësishme e arkeologjisë shqiptare. Në të do të pasqyrohen qindra objekte antike, skulptura etj., shumica prej të cilave, aktualisht, ndodhen në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Me rihapjen e tij do të ekspozohen edhe monedhat e zbuluara në gërmimet e arkeologjike të paekspozuara deri tani.