Kryqëzatat, epope apo turp?
11/05/2005 Ndërkohë që mbërrin filmi i Ridley Scott mbi Kavalierët në Tokën e Shenjtë, rindizet polemika mbi katër ekspeditat mesjetare: fetare, por edhe të dhunshme, koloniale, me një trashëgimi të fshehtë që mbërrin deri te Templarët e Dan Braunit. Një galop nëpër shekuj, për të kuptuar nëse ishte një takim, apo ndeshje mes Lindjes dhe Perëndimit. Dhe ç’hyjnë sot Bushi dhe Bin Ladeni
Një konflikt mes “vëllezërve në besim”, siç thoshte Gjon Pali II në 2001, përpara Kryepeshkopit ortodoks të Athinës. Ishte mea culpa e fundit e Papa Vojtilës, i cili më parë kishte kërkuar falje për kryqëzatat. Duke shkaktuar turbullirë mes shumë kardinalëve, madje edhe vetë Papës aktual, Jozef Ratsinger. Turp apo epope? Moment i madh i entuziazmit fetar apo dëshmi fanatizmi? Një sipërmarrje fisnike kalorësiake apo agresion i armatosur, shkaktuar prej interesash të ulët ekonomikë?
Studiuesi i madh anglez, Steven Runciman, e mbyllte në këtë mënyrë historinë monumentale të kryqëzatave: “Kryqëzatat ishin një episod tragjik dhe destruktiv. Kishte shumë kurajo dhe shumë pak besnikëri, shumë devotshmëri dhe shumë pak kuptim; ideale të zmadhuar shtypeshin nga egërsia. Lufta e shenjtë nuk ishte tjetër veçse një akt i gjatë intolerance, kryer në emër të Zotit”
Giorgio Ieranò
Për Kryqëzatat nuk mund të thuash “të shkuara të harruara”. Vala e luftëtarëve dhe pelegrinëve, kavalierëve, predikuesve dhe aventurierëve që ka trazuar për disa shekuj Mesdheun, vazhdon të na qëndrojë mbi shpatulla si një ushtri fantazmash. George Bush jr, menjëherë pas 11 shtatorit, foli për “kryqëzatë” kundër terrorizmit islamik. Osama Bin Laden ka folur gjithmonë për luftë kundër “kryqëzatave të reja”, me një drejtim vërtet ironik, duke patur parasysh që kryqëzatat dalloheshin pikërisht nga sulmet e hebrenjve.
Duket se kryqëzatat janë në rrënjë të konfliktit të qytetërimeve mes Perëndimit dhe Islamit. Një konflikt i fortë. Kjo, edhe pse kryqëzatat përbëjnë, paradoksalisht, edhe një moment të turbullt të takimit dhe shkëmbimit mes dy qytetërimeve. Por edhe sepse farërat më të mëdha të urrejtjes nuk u hodhën aq shumë mes myslimanëve dhe kristianëve, sesa mes vetë kristianëve.
Kryqëzata më traumatike nuk ishte e para, që çoi në vitin 1099 në pushtimin e Jeruzalemit, por e katërta, që kulmin e pati në 1204 me shkatërrimin e Kostandinopojës. Një kryqëzatë e kristianëve latinë kundër kristianëve grekë. Një konflikt mes “vëllezërve në besim”, siç thoshte Gjon Pali II në 2001, përpara Kryepeshkopit ortodoks të Athinës. Ishte mea culpa e fundit e Papa Vojtilës, i cili më parë kishte kërkuar falje për kryqëzatat. Duke shkaktuar turbullirë mes shumë kardinalëve, madje edhe vetë Papës aktual, Jozef Ratsinger. Turp apo epope? Moment i madh i entuziazmit fetar apo dëshmi fanatizmi? Një sipërmarrje fisnike kalorësiake apo agresion i armatosur, shkaktuar prej interesash të ulët ekonomikë?
Çështja e Kryqëzatave mbetet e hapur dhe është e lehtë të kuptosh që filmi i Ridley Scott, që ka dalë në kinema prej 6 majit, do të rindezë polemikat, me prezantimin që i bën kryqëzatat, elozhet për Saladinin, luftëtarin mysliman. Aty ka ekstremizma që i kundërvihen njëri-tjetrit: ata që besojnë se një linjë vazhdimësie lidh Saladinin me Osama Bin Ladenin; dhe ata që rikthejnë “legjendën e zezë” të kryqëzatave të përgjakshme dhe lakmitare, për të cilën është folur aq shumë nga iluministët francezë të shtatëqindës.
E vërteta, si gjithnjë, rrezikon të qëndrojë diku në mes. Edhe sepse kryqëzatat nuk ishin të gjitha njësoj. Dhe, nga ana tjetër, koncepti i kryqëzatës mbetet i turbullt dhe i diskutuar edhe në veprat e historianëve. Franko Kardini, një prej ekspertëve më të mëdhenj të këtij argumenti, thoshte se kryqëzatat i ngjanin pak “xhentëllmenit borgjez” të Molierit, që shkruante prozë pa e ditur. Edhe kryqëzatat ishin kryqëzata, pa e ditur kush.
Nocioni i kryqëzatat është në fakt një shpikje a posteriori, e lindur mbi të gjitha për të ligjëruar luftën kundër Perandorisë Otomane, duke filluar nga vitet e Rilindjes. Në mesjetë, ekspeditat e ndryshme në Tokën e Shenjtë, që zhvilloheshin me vite të tëra distancë, nuk dukeshin në fakt si një projekt i vetëm, as edhe nuk shenjoheshin nga një emër i vetë. Gjithçka nisi në nëntor të vitit 1095 në Klermont, ku Papa Urbani II nxiti feudalët që ishin hedhur kundër njëri-tjetrit për truallin evropian që të drejtonin armët për nga myslimanët, nën sundimin e të cilëve kishin rënë kristianët e Lindjes. Apeli u mbështet nga një seri princërish: Ugo i Vermandois, vëllai i mbretit të Francës; Gofredi i Buliones, Dukë i Orenës së Ulët; Roberto, dukë i Normandisë, vëlla i mbretit të Anglisë e kështu me radhë. “Një aristokraci në krizë”, shkruan Kardini. “Pasi u kish humbur luksi, u vunë në kërkim të rigjetjes së tij”.
Pas princërve u vu një e masë e tërë të dëshiruarish, me zemrën plot zjarr prej predikuesve dhe profetëve. Një valë e çorganizuar që përmes Evropës iu turr edhe komunitetit hebre të qyteteve reniane e danubiane (nëse duheshin eliminuar të pafetë, përse të mos nisej nga hebrenjtë?), por që në fund u kthye në një prej siëprmarrjeve më të pabesueshme: pushtimi i Jeruzalemit, në korrik 1099, me masakra si ato kundër hebrenjve (të djegur të gjallë në sinagoga) si dhe sulme kundër kristianëve vendas që ishin në anën e myslimanëve. E vështirë të përfshish gjithçka në një kuadër idilik.
Megjithatë, rrjedhojë e kësaj ishte lindja e një bote të re: mbretëritë kristiane në Tokën e Shenjtë, që zgjatën për dy shekuj, deri në 1291 kur, të detyruar nga myslimanët, kryqëzatorët braktisën Shën Xhovanin e Akrit, bastioni i tyre i fundit. Në mbretëritë e Tokës së Shenjtë, perëndimorët mësuan të vlerësonin bukuritë e jetës dhe kulturës arabe (shërbimet, tapetet, bukuritë arkitektonike), që ishin trashëgimi të botës bizantine. Kronisti Fulkerio di Shartre shkruante: “Ja që ne, që ishim perëndimorë, u bëmë orientalë. Italiani apo francezi i djeshëm është bërë tashmë një galileas apo palestinez. Kush ishte i varfër, këtu, falë Zotit, gjeti bollëk; ai që nuk kishte asnjë qindarkë, këtu gjeti thesare; kush nuk kish as edhe një pronë, këtu e sheh veten pronar të një qyteti të tërë. Përse të rikthehemi, kur kemi gjetur një Lindje të tillë?”
Jo më kot, Kryqëzatat janë parë nga disa historianë si shembulli i parë i kolonializmit evropian. Një libret i shkëlqyer i shkrimtarit Amin Malouf tregonte, disa vjet më parë, Kryqëzatat siç janë parë nga arabët, si dhe shfryrjen e vendasve ndaj pushtuesve. Nga ana tjetër, nuk mungonin momentet e bashkëjetesës së lumtur.
Kalorësit templarë, për shembull, që edhe në filmin e Ridley Scott përfaqësojnë paradigmën e kryqëzatorit të përgjakshëm, kishin në realitet prirje që të zhvillonin marrëdhënie sa më të mira me myslimanët. Kronisti dhe emiri i Damaskut, Osama ibn Mundiq nuk harronte kurrë të vizitonte në Jeruzalem ata që i quante “miqtë e mi templarë”, të cilët e lejonin në një qoshe të kishës së tyre që ai të falej përpara Allahut. Templarët ishin edhe bankierë të mëdhenj dhe, si biznesmenë të mirë, nuk kontrollonin gjithnjë fenë e klientëve të tyre. Më pas ata u përzunë: jo nga myslimanët, por nga vetë mbreti mëse kristian i Francës, i cili nuk deshi të toleronte pushtetin e tyre politik dhe ekonomik.
Edhe në Tokën e Shenjtë, konfliktet mes vetë mbretërive kristiane ishin të shpeshtë. Kryqëzata e dytë (1147-1148) që shënjestroi pushtimin e Damaskut, dështoi, kryesisht për shkak të ndarjeve në kampin kristian. Edhe Kryqëzata e tretë u karakterizua nga armiqësia e brendshme mes Filipit II të Francës dhe Rikard Zemërluanit të Anglisë. Dhe dështoi në qëllimin e saj kryesor: të rimerrte Jeruzalemin, i cili në 1187 ishte pushtuar nga luftëtari mysliman Yusuf ibn Ayyub Salah ad-Din, ose Saladini. I cili ka hyrë në histori si “i egri”, ndonëse shpesh është kujtuar edhe nga armiqtë për aftësitë e tij. Kryqëzata e katërt, e nxitur nga interesat ekonomike të venecianëve, nuk mbërriti kurrë në Tokën e Shenjtë: u ndal në Bizant, ku u shkatërrua në 1204.
Studiuesi imadh anglez, Steven Runciman, e mbyllte në këtë mënyrë historinë monumentale të kryqëzatave: “Kryqëzatat ishin një episod tragjik dhe destruktiv. Kishte shumë kurajo dhe shumë pak besnikëri, shumë devotshmëri dhe shumë pak kuptim; ideale të zmadhuar shtypeshin nga egërsia. Lufta e shenjtë nuk ishte tjetër veçse një akt i gjatë intolerance, kryer në emër të Zotit”.
Ndoshta jo shumë bujar ndaj kavalierëve të një herë e një kohe. Në fund të fundit, fanatizmin e intolerancën ta lëmë mënjanë, sepse u përkasin edhe kohërave që jetojmë. Megjithatë, të mos bëhemi më katolikë se Papa. Dhe nuk flitet për Gjon Palin II dhe mea culpan e tij. Ai që i quajti “hajdutë” venecianët që ndërmorën Kryqëzatën e katërt ishte vetë Papa i asaj kohe, Innocenzo III.
INTERVISTA / AKTORI ORLANDO BLOOM
Zoti i Unazave hipën mbi kalë
Falë suksesit te Zoti i Unazave dhe mallkimit të hënës së parë, ai është sot një prej aktorëve më popullorë në Hollywood. Eshtë i preferuari i adoleshentëve. Te Kryqëzatat, në moshën 27- vjeçare merr rolin e parë si protagonist. Ridley Scott thotë se e ka zgjedhur për shkak se i pëlqejnë “ndershmëria, etika profesionale dhe ngaqë Orlando ka atë nuancë pafajësie, e përkryer për rolin e Balian”. Në intervistë paraqitet me një veshje të zezë, se dhe qenin e pandarë maroken, që e ka gjetur në rrugët e Uarzazate, në Marok.
Goxha përgjegjësi të jesh në një film që kushton 130 milionë dollarë. Si shkoi?
Ishte një përvojë e re për mua. Ky është një film i madh, me një subjekt po të madh, mbi përplasjen e dy kulturave. Fatmirësisht isha në duar të sigurta: Ridley Scott është një regjisor bujar dhe i disponueshëm.
Kush është Balian de Ibelin?
Eshtë një i ri francez, që jeton në shekullin e dymbëdhjetë, i cili, pasi ka humbur grua e fëmijë, veç besimit dhe shpresës, niset në një udhëtim kërkimi shpirtëror. Bëhet kavalier dhe mbron Jeruzalemin nga sulmet e myslimanëve, të cilët mëson t’i respektojë dhe vlerësojë.
Si u përgatitët për rolin?
Fillova nga aspekti fizik: gjashtë herë në ditë makarona, për t’u rritur në peshë e vënë muskuj si dhe disa muaj ushtrie me shpatë. Më pas, u përpoqa të hyj në universin moral të Balianit, për të kuptuar udhëtimin e tij shpirtëror.
Ju jeni besimtar?
Jam i interesuar për filozofinë budiste: ajo ndihmon të gjesh paqen e brendshme.
“Kryqëzatat” është një film lufte. Sipas jush, a mund të justifikohet një luftë?
Pyetje e vështirë... dilema e përjetshme. Jetojmë të gjithë në të njëjtin planet, thithim të njëjtin ajër, ndajmë të njëjtën tokë. A mund të ekzistojë një arsye e mjaftueshme për të shkuar në luftë? Nuk besoj.
Kudo që shkoni, ju ndiqeni nga paparacë dhe admirues. Si ndihesh?
Përpiqem të racionalizoh problemin, të arsyetoj. Një mik i imi këmbëngul se Bitëllsat nuk vdiqën kurrë: do të jetë gjithmonë një grup i ri apo një këngëtar i ri, ku do të transferojnë ëndrrat e tyre të rinjtë. Ndihem i privilegjuar që zë një vend të tillë.
INTERVISTA / AKTORI JEREMY IRONS
Adhuruesi i Saladinit
Te filmi Kryqëzatat, Jeremy Irons ka rolin e Tiberias, këshilltari i Baldovinit IV të Francës, mbret i Jeruzalemit. Një personazh karizmatik, nxitës i vendosur i dialogut me Saladinin. Aktori elegant flet për rolin e tij më të fundit.
Ka ekzistuar vërtet Tiberias?
Jo, bazohet në një personazh të epokës që ishte kapur nga myslimanët, mbajtur i burgosur për 11 vjet dhe më pas përqafoi fenë islame. Sapo u lirua, u vu në shërbim të mbretit të Jeruzalemit.
Çfarë mban mend për Kryqëzatat, nga ajo që ke studiuar në shkollë?
Rikard Zemërluanin; dhe kujtoj që Kryqëzatat nisnin nga Evropa drejt Jeruzalemit. Jo shumë, do të thoja. Më është dashur të ngel për vjeshtë.
Po tani, çfarë mendimi ke për atë periudhë?
Kam mësuar se ekzistonte një mbretëri e Jeruzalemit, me një shoqëri tërheqëse shumëkulturore. Ishte një vend shumë i bukur për të jetuar, me ujë të bollshëm e ushqim të freskët. Shumë më i bukur se Evropa.
Kanë kaluar afro një mijë vjet dhe armiqësia mes myslimanëve dhe kristianëve ekziston ende.
Eshtë arsyeja përse pranova këtë film që reflekton qartë situatën e sotme. Edhe atëherë, pjesa më e madhe e popullsive kristiane, myslimane dhe hebreje dinin të jetonin në paqe. Por edhe atëherë, grupe fondamentalistësh të rrezikshëm kërkonin të turbullonin ujërat, për të krijuar tension.
A ka zgjidhje?
Duhet të izolojmë ekstremistët, sepse me luftën kundër terrorizmit po shkatërrojmë edhe liritë tona.
Ju jetoni në një kështjellë. Përse?
Me shtatë kate shkallë ndihem në formë. Sepse është në një vend të qetë e të izoluar, ku jam i rrethuar nga deti dhe ku nuk ndihet asgjë veç zhurmës që bën era. Dhe sepse atje askush nuk mund të më vëzhgojë dhe përgjojë, siç më ndodh shpesh kur dal. Dhe ky është një çlirim i madh.