E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez është mashtrues

Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny ka kritikuar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez duke e quajtur “mashtrues”.

Ylli uruguaian javën e kaluar u kritikua edhe nga nënkryetari i FIFA-së, Jim Boyce pas simulimit që bëri në ndeshjen e Premierligës kundër Stoke Cityt. Tani, Koscielny i është bashkuar kritikave ndaj Suarezit duke thënë: “Sulmuesi që urrej të mbuloj? Luis Suarez”.

“Ai është vështirë i kontrollueshëm. Ai mashtron, ju tërheq për fanelle dhe ju jep goditje të vogla. Ju dëshironi t’ia ktheni por duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u ndëshkuar me karton të kuq”, deklaroi Koscielny për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›