E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho vështirë i zëvendësueshëm

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso beson se trajneri Jose Mourinho do të jetë vështirë të zëvendësohet kur ai të vendos për largim nga Santiago Bernabeu.

Alonso po ashtu iu kundërpërgjigj mesfushorit të Barcelonës, Xavi Hernandez i cili kishte thënë se strategu portugez kurrë nuk do të hyjë në histori të futbollit.

“Mourinho do të lë boshllëk të madh dhe do të jetë vështirë të zëvendësohet pas largimit nga Reali”, deklaroi Alonso për Cadena Cope. “Kurse sa i përket statusit të tij mendoj se ai qysh tani ka hyrë në histori”, përfundoi ish anëtari i Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›