E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole do të vazhdojë te Chelsea

Sipas të përditshmes angleze Daily Mirror, mbrojtësi i majtë i Chelseas, Ashley Cole do të vazhdojë kontratën e tij me klubin deri në vitin 2015.

Reprezentuesi anglez në vitet e fundit është përmendur si objektiv i Barcelonës, mirëpo duket se do të konfirmojë të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Cole pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me gjigantin londinez për dy sezone të tjera. Ai është njëri prej futbollistëve kryesorë të Chelseas dhe menaxheri i ekipit Andre Villas-Boas dëshiron të sigurojë shërbimet e tij në marrëveshje afatgjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›