Juventus i beson Elias

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka mohuar spekulimet se mesfushori Eljero Elia mund të largohet nga klubi menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht se erdhi në klub gjatë verës.
Reprezentuesi holandez është inkuadruar për vetëm 45 minuta gjatë gjashtë xhirove të para në Serie A dhe spekulohet se mund të braktisë Bianconerët në janar. Por, Marotta ka sqaruar situatën e Elias.
“Me Elian kemi nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe kjo tregon rrugën e tij. Ne i besojmë atij e kemi përcjellë gjatë dhe ai do të jetë për një kohë të gjatë me ne”, tha Marotta për calciomercato.it.