Coli: Aleks Keka, korrier droge i Bandës së Durrësit
I penduari i organizatave kriminale të Durrësit ka vijuar dëshminë për zbardhjen e krimeve në qytetin e Durrësit, teksa ka dëshmuar dje në gjykatë mbi shtatë orë. Seanca ka filluar rreth orës 09:00 për të përfunduar rreth orës 16:30, me një dëshmi deri në detaje, ku, krahas të akuzuarve që gjenden në bankën e të akuzuarve, Coli ka përmendur edhe persona të tjerë. Një prej të akuzuarve si trafikant droge është edhe i ndjeri Aleks Keka, ish-kryetar i PDK-së në Malësinë e Madhe, i ekzekutuar disa muaj më parë në Bushat, me një minë me telekomandë. "Për trafikun e drogës, krerët e bandës së Durrësit kanë pasur si korrier edhe Aleks Kekën, i cili kishte mjaft njohje dhe arrinte të lëvizte lirisht në të gjithë Shqipërinë", tha Coli, duke shtangur palët në proces. Më pas ka dëshmuar për burgosjen e tij, vrasjen e Klodian Saliut dhe kundërpërgjigjen që i kanë bërë Lulzim Berishës.
Dëshmia për Aleks Kekën
Duke treguar për linjën e trafikut të drogës që realizonte Banda e Durrësit, Coli ka treguar edhe emrat e personave që transportonin drogën nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke përdorur kufijtë tokësore dhe detarë. Droga në Itali dërgohej kryesisht nga Porti i Durrësit me anije të tonazhit të rëndë, të cilat, krahas klandestinëve, trafikonin edhe kokainë dhe heroinë, e cila vinte nga Turqia. Ndërkohë, një rrugë tjetër e trafikut të drogës, sipas Colit, ishte nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova për të përfunduar me rrugë tokësore në Itali. Për këtë linjë ai ka treguar se një nga transportuesit e drogës ishte edhe Aleks Keka, ish-kryetari i PDK-së në Malësinë e Madhe, i ekzekutuar disa muaj më parë gjatë një atentati. Dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në procesin kundër Bandës së Durrësit, ka habitur trupën gjykuese, prokurorinë, por edhe avokatët e të pandehurve, kur gjatë procesit me dyer të mbyllura ka folur edhe për Aleks Kekën. "Keka është përdorur në vitet 2003-2005 më parë nga Banda e Durrësit si korrier i drogës në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë", tha Coli. Emri i Aleks Kekës përmendet nga dëshmitari për herë të parë, ndërsa në dëshminë e dhënë para prokurorisë, ai nuk e thotë një fakt të tillë. Kjo gjë ka revoltuar avokatët, të cilët i thanë gjykatës se dëshmitari duhet të mendohet, sepse po thotë fakte për të cilat s‘ka folur në dëshminë e pendesës.
Debatet
Edhe seanca e djeshme është karakterizuar nga debatet mes palëve. Avokatët i kanë kërkuar prokurorisë llogari në lidhje me emrat e personave që ka përmendur Coli se përse nuk janë marrë të pandehur. "I penduari, siç e cilëson prokuroria, krahas implikimit të tij në disa ngjarje kriminale, ka përmendur edhe emra personash të tjerë të përfshirë. Nëse i cilëson si të vërteta këto thënie akuza, atëherë përse nuk janë në bankën e të akuzuarve këta persona", kanë deklaruar avokatët. Por Coli ka vijuar edhe me detaje të reja, duke lakuar emrin e një avokati të njohur dhe të birit, që sipas tij, kishin nxjerrë në pritë një nga viktimat e Bandës së Durrësit. Sipas Colit, avokati me inicialët A.H kishte njoftuar për vendndodhjen e shënjestrës së radhës. Më pas ka vijuar dëshminë për të treguar detaje të tjera. E gjithë dëshmia ka zgjatur mbi shtatë orë, aq sa palët kanë kërkuar me ngulm që të ndërpritet seanca gjyqësore për shkak të lodhjes fizike.