EPISODET E DëSHMUARA NGA COLI
Divorci Lul Berisha-Klod Saliu dhe droga
Në këtë kohë kisha parë se Indrit Taullai rrinte me Plarentin dhe Julian Meçen. Nja dy muaj pas vrasjes së Erjon Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë në shtëpinë e re që ndërtoi përballë Plarenti. Gjatë një xhiroje pashë Lulin që po shkonte me Plarentin te shtëpia e Klodit në Spitallë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha që njerëz më të afërt kam ty dhe Indritin. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tri-katër ditësh, Klodi me Shkëlqimin, të vëllain shkoi te shtëpia e Lulit për t‘i kthyer vizitën. Pas takimit Klodi u shpreh: "Kishim çfarë kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar, tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm çfarë kishim për të ruajtur, tani nuk jemi armiq dhe të shikojë çdonjëri punën e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Klodi, pasi e bënim gati, e niste në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit puna eci normal dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj.
Fuqizimi i Indrit Dokles dhe vrasja e Saliut
Pas gjashtë muajsh kur Klodi doli nga burgu dhe ne kishim filluar punë në drogë, Indritit të vogël filloi t‘i pëlqejë vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë te muzeumi shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altin Begun. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhaminë e makinës dhe i tha: "Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njeri-tjetrin se je i vogël ti. Indriti i kishte thënë se nuk të shava. Atë ditë u takuam në një lokal me Indritin e vogël, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se kemi ngrënë bukë bashkë dhe do qeshë dynjaja. Pas 10 minutash ai tha, "çfarë ka ai bythë..., hajde shkojmë në shtëpi të marrim armët". Shkuam morëm pistoletat dhe filluam të kërkonim Lulin. Gjithashtu, me vete morën edhe Shkëlqimin. Në një makinë hipi Çimi, Klodi dhe Indriti, dhe në makinën tjetër unë me Altinin për të gjetur Lulin nëpër Durrës. Duke zbritur për te "Vollga", pamë makinën e Lulit, një ‘Benz‘ i blinduar ngjyrë gri.
Një javë përpara se të vritej Klodi, erdhi nga Italia një djalë nga lagjja e Klodit, Osman Truma. Klodi njihej me Osmanin, sepse ishin çuna lagjeje. Ditën që është vrarë Klodi, ai ka përcjellë në Rinas rreth orës 13:00 një shtetas italian. Rreth orës 14:00, Klodi më telefonoi me telefonin e tij me kontratë që e kishte marrë në emrin tim, dhe më thotë se i ishte prishur makina në rrugën e Rinasit duke ardhur për në Durrës, dhe më tha të shkoja ta merrja. Unë, së bashku me kushëririn e Altinit që quhet Moisi, nga Durrësi, jemi nisur me makinën time tip "Benz" 2500 me targa DR 1635 me germë C ose D. Klodin e kemi takuar pak më larg se fabrika e tullave, në Vorë.
Pasi takuam Klodin, unë i kujtova orarin e ndeshjes së futbollit në kalçeto në orën 20:00. Klodi më tha të shkonim të bëheshim gati dhe shihemi në kalçeto. Pas ndeshjes unë pyeta Klodin nëse ishte për kafe dhe ai u përgjigj se ishte i lodhur dhe u nis për në shtëpinë e tij, ndërsa unë shkova në shtëpinë time rreth orës 21:10, me makinën time. Rreth orës 22:00, kur unë isha në shtëpi duke parë televizor, më ka telefonuar Indrit Dokle dhe më ka thënë se ka bërë karambol Klodi me makinë dhe më tha të shkoja te kirurgjia për t‘u interesuar se ai ishte duke ardhur. Menjëherë unë u vesha dhe me makinë shkova te spitali në Durrës, në kirurgji, sipas fjalëve të Indritit. Kur vajta në Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili më tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrarë me armë.
Atentati i dështuar ndaj Lul Berishës
Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4-5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit. Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishës dy persona nga Burreli, njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Një natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Në ato momente, ata për të mos rënë në sy që po prisnin Lulin, hynë në makinë dhe filluan të bëjnë xhiro për rreth bashkisë. Aty i kapi një polic i qarkullimit që quhet Tarja. Ai u sheh armët dhe u thotë të ndalojnë.