Coli: Babai i Jaho Mulosmanit më solli uniforma policie
I penduari i organizatave kriminale në Durrës, Adriatik Coli, ka rrëfyer sërish konfliktet me Lul Berishën, ndërsa ka treguar edhe lidhjen që Berisha ka pasur me Jaho Mulosmanin, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, i akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit. Duke u pyetur nga avokatët, Coli ka treguar një episod që kishte pasur me babain e Jaho Mulosmanit.
Veshjet e policisë
Sipas tij, në verën e vitit 1998, në Durrës kishte ardhur babai i shefit të Komisariatit të Tropojës. "Ka qenë vera e vitit 1998, kur në Durrës mbërriti i ati i Mulosmanit. Luli më ngarkoi mua që ta takoja dhe do të më jepte një pako. E kam takuar dhe më ka dhënë një çantë të zezë. E mora dhe më tha se e kishte porositur Lul Berisha. Edhe mua më kishte ngarkuar Luli për këtë porosi. I mora dhe i thash që do t‘ia jap unë Lul Berishës. Atë natë nuk munda t‘ia çoja, pasi ishte errësuar. Në darkë e kam parë çantën dhe brenda saj ishin disa uniforma të policisë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar në shtëpinë e Lulit dhe ia kam dhënë", mësohet të ketë deklaruar Coli dje në gjyqin e anëtarëve të bandave të Durrësit.
Reagimi i Berishës
Pas kësaj deklarate ka reaguar menjëherë i pandehuri Lulzim Berisha. Ai tha se prokuroria do ta politizojë çështjen dhe ta vërë kundër Kryeministrit Sali Berisha. Më tej kanë shkëmbyer replika prokurorët dhe avokatët, ndërsa i penduari ka dhënë detaje për disa episode të konfliktit midis bandave. Një seancë më parë, mbrojtësit ligjorë të të akuzuarve pretenduan se i penduari Adriatik Coli është dërguar në vendngjarjet e 9 prej episodeve kriminale të rrëfyera prej tij jashtë kritereve ligjore të kërkuara nga Kodi i Procedurës Penale. Avokatët kërkuan paraqitjen e një prove ligjore nga ana e prokurorisë që vërteton hyrjen e të penduarit Adriatik Coli në territorin shqiptar në vitin 2005. Në lidhje me pretendimet e avokatëve për të zotëruar të gjitha deklarimet e dhëna nga Adriatik Coli në prokurori, përfshi edhe disa episode të pathëna në këtë proces, gjykata ka vendosur të kërkojë informacion në prokurori. Gjykata do t‘i kërkojë titullarit të Prokurorisë për Krimet e Rënda informacion për datën e regjistrimit të procedimit penal për këto ngjarje dhe datën kur i penduari Coli ka dhënë deklarime për to. Në dy seancat e fundit, Coli u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve, të cilët kanë kërkuar saktësime të disa prej momenteve të rrëfyera nga i penduari në seancat e mëparshme.
Debatet
Edhe dje, seanca me dyer të mbyllura për median u shoqërua me debate të ashpra mes avokatëve dhe përfaqësuesve të akuzës. Mbrojtësit e të pandehurve kanë pretenduar shkelje të rregullave procedurale gjatë hetimit të çështjes. Prokuroria i është kundërpërgjigjur se gjithçka është bërë transparente dhe se avokatëve u është vënë në dispozicion pjesa për çdo të pandehur që mbrojnë dhe jo të gjitha materialet. Prokuroria deklaroi se gjithçka është bërë në përputhje me ligje dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penale.