E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesit e fazës së katërt, më 2 dhjetor

Formulari A4 do të tërhiqet dhe do të dorëzohet nga maturantët që kanë mbetur pa shkollë deri në datën 25 nëntor. Drejtoritë Arsimore do të dorëzojnë pranë Agjencisë së Pranimit të Rezultateve në Institucionet e Arsimit të Lartë deri në datën 26 nëntor. APRIAL do të përpunojë të dhënat e marra nga Formulari A4 dhe më 30 nëntor do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe njëkohësisht e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.

APRIAL do të dorëzojë, në datën 1 dhjetor, në formë të shkruar dhe elektronike, listat përfundimtare të kandidatëve fitues, sipas programeve përkatëse të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe DAR/ZA. Këto institucione afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre. Regjistrimi i kandidatëve fitues, bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 2 deri në 5 dhjetor 2009, nga ora 08:00-16:00. Dje, në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, sqarohej se kanë të drejtë të konkurrojnë në fazën e katërt, duke plotësuar formularin A4 të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë fituar një vend studimi. "Kandidatët, të cilët janë përfshirë në listat e fituesve në Fazën 2 dhe Fazën 3 dhe nuk janë regjistruar, duhet të parashtrojnë kërkesë me shkrim në Ministrinë e Arsimit dhe MASH-i të autorizojë APRIAL të verifikojë plotësimin e parimit Meritë-Preferencë të maturantit dhe të dërgojë zyrtarisht në IAL Publike përkatëse, shkresën për regjistrimin e tij.

Afati i këtyre veprimeve është deri më datën 27.11.2009", thuhet në udhëzim.

L.Mixha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›