Coli merret ne pyetje nga avokati i Lulzim Berishes
TIRANE - Kreu i "Bandes se Durresit", Lulzim Berisha nepermjet avokatit te tij mbrojtes, Arben Qeleshi, i ka kerkuar te penduarit Adriatik Coli, rrethanat me te cilen eshte njohur me te pandehurin. Burime nga gjykata kane bere te ditur se i penduari Adriatik Coli, eshte pyetur per vazhdimesine e miqesise dhe per rrugen qe kane ndjekur ai dhe Berisha se bashku, per ta forcuar kete miqesi. Po keshtu behet e ditur se Qeleshi e ka pyetur Adriatik Colin, edhe per disa pika te tjera qe lidhen me levizje te ndryshme qe kane bere se bashku dhe per data, me qellim saktesimin dhe nxjerrjen nga linja te deklarimeve te para. Nga ana tjeter, mesohet se Coli eshte pyetur edhe per episodin e vrasjes se Dritan Dishes per detaje, si per ngjyren e bluzes, ngjyren e makines, cfare kepucesh kishte veshur, etj. Mesohet se gjate seances se djeshme, e cila ka zgjatur plot 8 ore, i penduari nuk i ka ndryshuar theniet e tij. Burime nga gjykata bene me dije se njeri nga avokatet, Ilia Ilia, i ka bere kerkese gjykates per pezullimin e procesit gjyqesor. Kerkesa e avokatit lidhej me pretendimin per marrjen e disa dokumenteve shtese, per deshmite e dhena nga ana e te pandehurit, te cilat duhej te ndihmonin procesin, por ajo eshte rrezuar duke u deklaruar si jo ligjore. Seanca per pyetjen e te penduarit Adriatik Colit nga avokati i Lulzim Berishes, do te vazhdoj diten e hene. Qeleshi ende nuk ka perfunduar pyetjet e tij, nderkohe qe nuk ka qene i bindur per vertetesine e deklarimeve te te penduarit.
Te pandehurit
Te pandehurit e ketij procesi akuzohen per vepra penale te ndodhura ne qytetin e Durresit. Mbi ta prokuroria ka ngritur disa akuza, si "organizate kriminale", "vrasje me paramendim", "plagosje me dashje", etj, te gjitha keto te kryera ne bashkepunim.
Te pandehurit
Te pandehurit e ketij procesi akuzohen per vepra penale te ndodhura ne qytetin e Durresit. Mbi ta prokuroria ka ngritur disa akuza, si "organizate kriminale", "vrasje me paramendim", "plagosje me dashje", etj, te gjitha keto te kryera ne bashkepunim.