E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kabineti i informatikes, 4 ne pranga 2 ne kerkim

Kavaje-Vodhen pajisjet kompjuterike te nje shkolle 9-vjecare, ne fshatin Seferaj te Kavajes, por vetem disa dite me pas jane identifikuar dhe arrestuar autoret. Ne prangat e policise kane rene 4 te rinj, 19-vjecaret Alfred Tila, Nazmi Begeja, Ervis Zeneli 20 vjec dhe Ardit Zeneli 17-vjec, ndersa jane shpallur ne kerkim 24-vjecari Eduart Begeja dhe Shkelqim Begeja 21-vjec, rezultojne te jene larguar njeri ne Rumani e tjetri ne Itali. Sipas policise te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur me thyerje ne kabinetin e informatikes te shkolles 6 kompjutere "ACER", 1 printer lazer dhe 1 skaner, te gjitha te vitit te prodhimit dhjetor 2008. Gjate hetimit te kesaj ngjarje rezultoi se te rinjte pasi kane planifikuar me pare vjedhjen, kane mundur ta realizojne ate ne date 7 nentor. Nga kontrollet e ushtruara me date 18.11.2009 ne Kavaje, Tirane dhe Durres u be e mundur gjetja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale te 6 kompjutereve, printerit dhe skanerit te vjedhur. Pas kontrolleve te ushtruara dy dite me pare, ne Kavaje, Tirane dhe Durres u be e mundur gjetja dhe sekuestrimi me cilesine e proves materiale te 6 kompjutereve, printerit dhe skanerit te vjedhur. Materialet ne ngarkim te te rinjeve i kaluan Prokurorise se Rrethit Kavaje, per veprat penale te vjedhjes ne bashkepunim me pasoja te renda.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›