E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si me vdiq ne duar, vajza e semure"

Autopsia vertetoi se 17-vjecarja korcare, humbi jeten si pasoje e hemorragjise se madhe, te krijuar pas nderhyrjeve kirurgjikale, gjate te cilave mjeku kishte gabuar rende. Kjo ka sjelle edhe carjen e venes ne disa milimetra me shume se cfare duhej, e cila ka qene fatale.

Tirane- Me lot ne sy, duke iu dridhur zeri dhe duke fshire djerset qe i rridhnin pa pushim, i ati i Matilda Petrit, vajzes qe humbi jeten nje vit me pare nga operacioni i bajameve, ka treguar te gjithe ngjarjen, deri ne momentin qe vajza e tij i vdiq ne duar. Besim Petriti, per rreth dy ore ka treguar para Gjykates se Tiranes, momentin e operimit te vajzes se tij nga mjeku Xhevair Hoxhallari, pasojat pas operimit, deri ne momentin kur 17-vjecarja nderroi jete papritur, kur asnje mjek nuk iu gjend prane. I ati i 17-vjecares ka denoncuar para gjykates, papergjegjshmerine e mjekeve te spitalit, te cilet nuk bene as me te voglen perpjekje per t'i vene ne dispozicion nje autoambulance, per te derguar trupin e vajzes ne morg.

Historia para gjykates

Une jam babai i Matilda Petritit, vajzes qe humbi jeten nga operacioni i bajameve. Matilda ishte vajza ime e dyte. Kisha biseduar me gruan qe ta operonim vajzen ne Pogradec. Ne daten 4 prill te vitit 2008 kemi bere viziten, ndersa operacioni u vendos per diten e diel. Shkuam ne mengjes ne spital. Gjate momentit te operimit, vajza ulerinte dhe bertiste. Kur doli vajza nga salla e pashe te tronditur, zoteria (mjeku Hoxhallari), e uli ne shtrat. Me pas e kemi nxjerre nga spitali me urdher te mjekut dhe e kemi cuar tek tezja e saj, Lulzime Kafexhiu. Diten e neserme ne mengjes, vajza na tha se i dhimbte ana e majte dhe shpatulla. Une ia vura fajin jastekut. Pas tre ditesh nga operacioni, vajzes iu be nje si xhunge ne anen e majte te qafes, e cila iu mpi. Vajza rrinte me koke te anuar. Dua te theksoje se diten e pare qe vajza eshte operuar, ajo na thote: "doktori mi qepi bajamet, e pashe me syte e mi". Tre dite pas operimit, vajzes i shperthen hemorragji, i dilte gjak, shtrihej ku te mundej ne korridor, banjo. E kam marre me taksi dhe e kam cuar ne Korce, ku ne spital ishte doktor Lani (Leonidha Dhano), i cili e futi vajzen ne sallen e operimit. Vajza e kishte gojen me gjak te pjekur. Doktori i ka pastruar gjakun, i cili i ishte bere si melci ne goje. Mjeku i beri dy gjilpera dhe me pas serume. Pas dy ditesh e nxorem vajzen nga spitali i Korces. Pas tre ditesh, vajzes i shperthen serish hemorragji. E coj ne Korce. Ate dite ne spital ishte doktor Fredi, i cili pasi i pastroi vajzes gojen, i ka bere dy gjilpera. Ne oren 4 pasdite, vajzes i ka shperthyer serish hemorragji ne spital. U mblodhen mjeket te tere dhe e qetesuan gjendjen, duke i dhene gjak dhe ilace. U qetesuan mjeket dhe ne. Ne oren 21:00 vajzes i shperthen serish hemorragji edhe me e madhe, gjaku dilte si cezme nga goja. Menjehere ka ardhur doktor Fredi, i cili me ka thene qe te merrja veglat nga salla e operimit. Kam marre ca vegla nuk e dija ca ishin dhe ia cova tek krevati ku ishte vajza. Doktori ka marre nje mashe, ne te cilen futi pambuk dhe ja futi ne goje vajzes. Ai tha qe jemi ne rrezik, ti dhe une. Me pas ka marre telefonin e tij ne xhep dhe i kam rene numrit te doktor Maksit, ia kam vene ne vesh doktor Fredit, i cili i ka kerkuar qe te vinte urgjentisht ne spital. U bene rreth 10 mjeke, e qetesuan gjendjen. Vajza na u transferua ne urgjence nga reaminacioni, pasi nuk kishte kushte te mira. E kemi marre me barele dhe me pas e kemi futur ne sallen e operimit. Kur jam futur ne salle, vajza kishte vetem syte te hapur, as fliste asgje nuk bente. Doktori kishte vene koken tek kembet e saj, qe e ruante. Ne mengjes marrim ne telefon te nderuarin ketu (mjekun Hoxhallari), e na thote qe ta sjellim ne Tirane.

Trajtimi mjekesor ne Tirane

Ne ambulance hipi doktor Fredi dhe i tha shoferit qe s'do ndalojme ne asnje vend, pasi gjendja e vajzes ishte si nje "mine" qe mund te plaste nga momenti ne moment. Arrijme ne Tirane. Doktor Fredi i ka thene mjekut Hoxhallari: "po bej kaq shume kohe dhe nuk kam pare asnje rast te tille". Qe diten e pare qe pati hemorragji, i kam thene doktorit (Hoxhallarit) se vajzen nuk e kam mire, do shisja shtepine, do t'i pergjigjesha sa te donte ai, vetem te ma shpetonte. Me tha qe vajza nuk ka asnje gje. Nje vene ka me tha, mos e beni alarmante, dhe nuk me ka marre asnje leke. Vajza ka pasur nje zorre ne goje, te cilen ia ka hequr pasi e ka futur ne sallen e operacionit. Ne ato moment me ka thene "ne pame nje pike te zeze ne gryke, ja ngacmuam nuk doli asgje, mos e beni alarmante". Vajzen e kam nxjerre nga spitali diten e katert pas kembenguljes sone. Me pas kam ndenjur 2 dite ne Sauk dhe me pas ne Durres, tek motra ime. Vajza me tha pas dy ditesh qe nuk rri dot dhe ankohej cdo dite. Ka qene dite e diel dhe me gruan kemi rene dakord qe te ktheheshim ne shtepi, por me pare jemi kthyer serish ne Tirane per te takuar doktor Hoxhallarin. Ky pasi e ka vizituar na tha qe te haje nje kore buke te lagur, se eshte shume mire, ne nje kohe qe vajza nuk pinte dot uje. Pas nje jave qe ishim kthyer ne shtepi, vajzes i shperthen serish hemorragji. Me thote vajza e vogel: "babi, Tilda po vdes". Nuk po gjeja dot pantallonat, kemi marre taksi dhe jemi nisur per ne Korce. Kam shkuar me nje corape te veshur, ndersa une dhe gruaja ime kemi qene te mbuluara me gjak, pasi vajza nje here villte gjak nga une, nje here nga gruaja. Ne spital qelloi doktor Maksi, mezi i hoqi gjakun e mpiksur. Ka marre ne telefon kete zoterine (Hoxhallari). Doktor Maksi, i ka thene; "nuk me pelqen ky gjak". Kane bere ambulancen gati dhe vajzen e nxoren jashte. I kane bere nje gjilpere qe mos e zinte rruges. Ky zoteria (Hoxhallari) na tha, se do vinte me ne ne ambulance nje infermiere, ndersa ai do vinte me makinen e tij deri ne Pogradec dhe pasi te merrte disa vegla, do vinte me ne per ne Tirane. Kur kemi shkuar ne Pogradec e kemi pritur 30 minuta. E ka marre shoferi ne telefon dhe i ka thene qe te niseshim para, se ai do vinte nga pas. E kam pare ne Perrenjas dhe me pas nuk e kam pare me. Ne Tirane kemi qene rreth ores 11:00, ka qene dite e diel. Hoxhallari sa e ka pare, i ka thene vajzes cohu ne kembe dhe shko ne katin e dyte ne fund te pavijonit. I kam kerkuar qe ta linte ne reanimacion. Me kane thene qe s'ka gje. Pasi ka bere vajza analizat, kam paguar nje shume prej 10 mije lekesh (te vjetra), qe te dilnin me shpejt pergjigjet. Infermierja nuk me ka kthyer pergjigje, pasi ato ia ka cuar doktorit. Ky zoteria (Hoxhallari), ka ardhur ne oren 19:00, ka folur me doktorin dhe na ka nxjerre jashte. Pas gjysme ore mbesa e gruas e ka pyetur vajzen, si te vjen kur te del gjak nga goja. Ne ate moment vajzes i ka shperthyer hemorragjia. Nxirrte gjak nga goja e nga hunda. Kemi thirrur mjeket, po asnje nuk ka ardhur. Nje fqinje ka marre vajzen, i ka thene infermierit qe t'i kapte gjuhen, pasi i kishte ikur poshte dhe syte i kishin dale vendit, por ai nuk mundi. Nuk na e thoshte zemra qe vajza kishte vdekur.

Lajmi i vdekjes

Erdhen tre fugona policie dhe kane marre zoterine (mjekun Hoxhallari). Kam pyetur nje polic dhe me ka thene: "Eshte nje vajze qe eshte operuar nga bajamet, po ti cfare e ke?". E kam genjyer duke i thene qe e kam mbese. Polici me tha qe vajza kishte vdekur. Ne ato momente, i jam drejtuar gruas dhe i kam thene, qaj vajzen se ka vdekur. Kemi kerkuar nje ambulance qe ta conim vajzen ne morg, por shefi i pavijonit nuk na e ka dhene. E kemi mbeshtjelle me nje batanije vajzen dhe e kemi hedhur ne bagazhin e nje "Toyote", sikur te ishte dru dhe e cuam ne morg. Kam takuar drejtorin e morgut dhe me ka thene qe vajza ka vdekur nga hemorragjia. Pasi i ka bere ekspertizen me ka thene qe "i cava gryken, kishte penj ne thellesi, i kam prere ate venen dhe e kam vene ne nje vazo, qe mund ta perdore me pas prokuroria per prove". Pas kesaj kam ndjekur rrugen time ligjore. Dua te theksoj se vajza nuk ka vuajtur nga asnje semundje. Me keto fjale ka mbyllur deshmine e tij rrengjethese, Besim Petriti, babai i 17-vjecares se ndjere.

Deshmia

Besim Petriti, babai i 17-vjecares per rreth dy ore ka treguar para Gjykates se Tiranes, momentin e operimit te vajzes se tij nga mjeku Xhevair Hoxhallari, pasojat pas operimit, deri ne momentin kur vajza e tij nderroi jete papritur.

Ngjarja

Ngjarja per te cilen akuzohet mjeku Xhevair Hoxhallari, ka ndodhur me 7 prill te vitit te kaluar. Mjeku i ka operuar bajamet Matilda Petritit ne Pogradec, e cila pas keqesimit te gjendjes shendetesore eshte derguar ne kryeqytet, ku me pas ka humbur jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›