Superhajduti i mitur, serish ne aksion
Tirane-Superhajduti i mitur M.C ka kryer vjedhjen e radhes, e cila ka qene teper e "majme" per te. Burime te Policise se Tiranes, bejne te ditur se dyshohet qe 12-vjecari te jete autor i vjedhjes se nje banese, ku ai ka marre shumen e parave prej 450.000 leke, 8 mije euro dhe 12 mije dollare. Vjedhja eshte konstatuar nga pronaret e baneses, te cilet me pas kane lajmeruar ne Komisariatin nr.6 te policise se kryeqytetit. I mituri eshte shoqeruar ne ambientet e ketij komisariati, por pasi qendroi per disa ore u la i lire per shkak te moshes se mitur. Ndaj tij u regjistruar procedimi i radhes, me akuzen e vjedhjes.