Coli pengohet te deshmoje
Tirane- Me debate te ashpra eshte zhvilluar procesi i djeshem gjyqesor ne ngarkim te 16 te pandehurve te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit". I penduari, Adriatik Coli nuk ka mundur dot te jape shpjegimet e tij, pasi te gjithe te pandehurit e tjere ne shenje revolte jane larguar nga kafazi, duke urdheruar edhe mbrojtesit e tyre qe te boshatisin sallen e gjyqit. Pas disa seancash shtyrje te here pas hershme trupi gjykues kishte marre te gjitha masat per te zevendesuar mbrojtesit, te cilet nuk ndodheshin ne salle. Sipas burimeve nga gjykata pas zevendesimit te avokateve ne mungese, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, i ka dhene te drejten prokurorise qe te pyeste te penduarin Adriatik Coli. Ky i fundit, i sjelle ne gjykate me masa te rrepta sigurie, mesohet se ka qene dakord t'i pergjigjej te gjitha pyetjeve qe do ti beheshin. "Si ka funksionuar organizata kriminale", mesohet te kete qene pyetja e drejtuar nga prokuroria ne drejtim te te pandehurit Coli. "Organizata...", vetem kaq ka mundur te deklaroje dje i pandehuri Coli, pasi Lulzim Berisha, i njohur si kreu i "bandes" dhe me pas te gjithe te pandehurit e tjere qe ndodheshin ne kafaz, jane ngritur ne kembe duke uleritur. Edhe pse kryegjyqtari ka urdheruar qe keta te fundit te uleshin ne vendet e tyre dhe te mos largoheshin nga salla, urdheri eshte thyer nga Berisha dhe pas tij jane larguar edhe te gjithe te pandehurit e tjere. Nuk ka munguar largimi ne menyre demonstrative nga seanca, por te gjithe te pandehurit kane urdheruar mbrojtesit e tyre te braktisin sallen, kerkese e cila eshte zbatuar menjehere prej tyre. Nderkohe qe Lulzim Berisha ka deklaruar ne salle se nuk do te mbrohet me nga avokati i tij, pasi e ka pushuar. Gjykata e ndodhur ne keto kushte eshte detyruar ta shtyje serish procesin gjyqesor. Jo vetem kaq. Gjykata ka vendosur t'i drejtohet Ministrise se Drejtesise per te marre te gjitha masat e nevojshme ndaj avokateve. Te pandehurit e ketij procesi jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Adriatik (Dritan) Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi. Mbi te pandehurit rendojne nje sere akuzash, si vrasje, tentative vrasje, pjesemarrje ne organizate kriminale etj te gjitha keto te kryera ne kuader te organizates kriminale.
R.Caushaj
R.Caushaj