Ndahet nga e dashura, tenton t'i vrase te atin
Tirane- Policia e Tiranes, ka parandaluar nje krim, qe mbeti ne tentative. Emigranti shqiptar Ruzhdi Pupla, lindur dhe banues ne fshatin Shlli te komunes Macukull ne Mat, ishte kthyer nga Greqia, me nje vendim te prere ne koken e tij. Pak kohe me pare ai ishte ndare nga e dashura, veprim per te cilin emigranti 25-vjecar Pupla, akuzonte si shkaktar babain e vajzes, 50-vjecarin H.Ivzira. Ish e dashura e tij, i ishte bindur urdhrit te te atit per te shkeputur cdo lidhje me djalin nga Mati. Duke pare qe vendimi i babait te te dashures, ishte me i forte se lidhja e dashurise mes dy te rinjve, 25-vjecari ka vendosur te hakmerret. Me nje arme pistolete, qe e kishte marre me vete ai ka udhetuar te merkuren drejt Paskuqanit, aty ku edhe banonte familja e ish te dashures se tij, me origjine nga Dibra. Pasi kishte marre informacione te sakta per vendndodhjen ne ate moment te 50-vjecarit Ivzira, rreth ores 12.00 te mesdites, ka shkuar prane baneses se tij, per ta qelluar me arme. Por ne planin e tij te vrasjes, 25-vjecari nuk ka qene teper i fshehte. Ne te njejten kohe fale informacioneve te marra ne rruge operative dhe ne bashkepunim me komisariatin e Burrelit, forcat e policise se komisariatit nr.5 Tirane, kane organizuar operacionin e koduar "Tujani". Ata kane mundur ta kapin ne flagrance 25-vjecarin Ruzhdi Pupla, duke evituar ne kete menyre nje krim te sigurte. Edhe burime zyrtare te policise perforecojne dyshimin se motivi kryesor i kesaj ngjarjeje, ka qene ndarja nga e dashuara e autorit te dyshuar, ku i demtuari eshte babai i ish te dashures se tij. Ne cilesine e proves materiale, 25-vjecarit iu sekuestrua nje pistolete tip Zastava 635 dhe dy fisheke me kapsolle, me te cilen dyshohet se do te kryente krimin. Materialet i kaluan prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane. Pas arrestimit 25-vjecari Ruzhdi Pupla do te procedohet penalisht per veprat penale te "vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative dhe te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve".