Trafiku i femijeve, gjykata vendos 20 vjet burg
Tirane- Trafiku i femijeve ne drejtim te Greqise, iu ka kushtuar 20 vjet kater te pandehurve. Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur fajtor dhe ka denuar dje, kater te pandehurit, nderkohe qe ka hedhur poshte akuzen e trafikut, duke e zevendesuar ate me dhenien ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit. Keshtu gjykata ka shpallur fajtor dhe ka denuar me 6 vjet burg te pandehurin Alfred Xhambazi, nen akuzen e "dhenies ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit", per Ervehe Rizon dhe Dritan Sulen gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka denuar me 5 vjet burg secilin, per akuzat e "shkeljes se procedurave te biresimit", si dhe Zana Shashari eshte denuar me 4 vjet burg per akuzen e "ryshfetit ne procedurat e biresimit". Ngjarja per te cilen akuzohet kater te pandehurit, ka ndodhur 10 nentor te vitit 2006, ku pas nje denoncimi ne emisionin "Fiks Fare" per shitjen e nje femije rome, te cilen e kishin blere 1 mije euro dhe do e shisnin 3 mije euro. Gjate hetimit dhe gjykimit ne gjykate, shitja e femijes nga ana e prinderve ka ardhur per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ku ata jetonin.
R.Caushaj
R.Caushaj