E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaket blloku, nje i ri plagoset me thike

Tirane- Nje dite pas plagosjes me thike te nje te mituri ne shkollen "Bajram Curri" ne Tirane, perseri nje konflikt i castit eshte bere shkak i nje tjeter ngjarje ne kryeqytet. Nje 39-vjecar eshte qelluar me thike ne afersi te Librit Universitar. Ngjarja ndodhi rreth ores 15.30 ne trotuarin e rruges "Abdyl Frasheri", ne sy te dhjetra kalimtareve. Dy persona te panjohur me pare me njeri-tjetrin, Spartak Qirjaqi, 39-vjec dhe Arben Bulku, 32 vjec, kane filluar te konfliktohen me fjale per arsye banale. Fjalet i kane lene vendin perdorimit te forces, ku 39-vjecari Qirjako dyshohet se e ka goditur me sende te forta Bulkun. Ky i fundit nuk ka nguruar, por ne moment ka nxjerre thiken qe e kishte me vete dhe ka qelluar kundershtarin.

Menjehere ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi i posacem hetimor dhe sherbimet e komisariatit nr.2 Tirane. Sipas ekspertee te mberritur ne vendngjarje mesohet se i plagosuri Spartak Qirjako, eshte goditur tre here me thike nga Arben Bulku. I demtuari eshte derguar menjehere drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes nga ku mesohet se eshte ne gjendje te rende shendetesore. Pas ngjarjes autori i dyshuar Arben Bulku 32 vjec baneues ne Tirane, nuk ka mundur dot te largohet, por eshte arrestuar ne flagrance nga policia, nen akuzen e plagosjes me dashje dhe mbajtje te armeve te ftohta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›