E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste droge ne rruge, kapet 31-vjecari

Tirane-Kapet ne flagrance duke shitur droge ne rruge, nje 31-vjecar. Sokol Kllapi, u kap ne Bulevardin "Gjergj Fishta", prane Gjykates se Apelit, mbremjen e se merkures. Pas vezhgimit te levizjeve te te dyshuarit si shites droge, policia ka mundur ta arrestoje ate ne flagrance. Gjate kontrollit kontrollit fizik atij ju gjet nje qese plastmasi, ku brenda ne te kishte nje sasi pluhuri me ere karakteristike si e llojit heroine. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se 31-vjecari Kllapi, lindur dhe banues ne Tirane, rezultoi se ishte i denuar edhe me pare per shitje te narkotikeve dhe vjedhje.

Nderkohe, nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij, ju gjeten edhe 9 mbeshtjellese plastmasi, me nje sasi lende narkotike e dyshuar heroine, 2 qese farmacie format i madh si dhe 2 qese farmacie format i vogel, ne te cilen kishte nje sasi me bime narkotike kannabis sativa. Ne cilesine e proves materiale atij iu sekuestrua, 28.7 gr. bime e dyshuar cannabis sativa, 7.4 gr. lende narkotike e dyshuar heroine, 33 200 leke, kater aparate telefoni celular dhe nje motorr tip "Piaggio". Pas arrestimit ai do te gjykohet per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›