E Diel, 1 Nëntor 2026

Coli rrefen vrasjen e Tan Dishes

Redinalda Caushaj

Tirane- Adriatik Coli, ka fundosur dje te pandehurin e "Bandes se Durresit", Bujar Gashin, i cili eshte duke u gjykuar me vete. I shoqeruar nga forcat e "Briskut", te maskuar, te veshur me antiplumb dhe me "Kallashnikov" ne dore, Coli ka dale perballe Gashit dhe ka rrefyer vrasjen e Dritan Dishes. "Rreth fillimit te muajt korrik 2000, Erjon Lame vrau Mehmet Saliun, kete muhabet e mora vesh nga cunat", nisi rrefimin ne seancen e radhes, Coli. "Ne shkuam ne varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua qe Metin e kishte vra nje cerr i vogel, ne na vajti mendja qe eshte Erjon Lame. Dua te them se Lul Berisha e kishte fis te larget Mehmet Salihun. Erjon Lame gjate kesaj kohe, shoqerohej me Tan Dishen dhe A.V. Bujar Gashi qe ishte kusheri i pare me Metin, i tha Klodit, Plaurentit dhe Indrit Taullajt qe me Erjon Lamen shoqerohet Tan Disha dhe te dy shoqerohen me disa cuna te tjere, te njohur si pronar lokalesh ne Durres, (Hasanet qe kane hotel "Floriden" dhe pisten "Iliria"), te cilet kishin lidhje me Marsel Sotirin. Ata takoheshin zakonisht tek lokal "Kashta" qe eshte prone e G.S.", mesohet te kete deklaruar para gjykates, i penduari. Gjate deshmise se tij ai ka treguar se Klodi, Plaurenti dhe Indrit Taullaj vendosen ta vrisnin Tan Dishen, meqe shoqerohej me Erjon Lamen dhe per kete detyre u ngarkua Coli me Indrit Doklen. "Klodi me thirri nje jave pas vrasjes se Mehmet Salihut, ku aty ishte Indrit Taullaj, qe e therrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen qe e therrisnim Indriti i vogel, Plaurenti, Klodi dhe Bujar Gashi. Klodi i tha nje personi qe e therrisnin "Cupe", i cili kishte nje fugon dhe punonte si taksi ne linjen Spitalle -Durres, qe do na merrte neve dhe do na dergonte deri ne Shenavlash, dhe ai pranoi. Une bashke me Indritin e vogel morem nga nje kallash tek shtepia e Klodit dhe u nisem. Une, dy Indritat, Bujar Gashi dhe si shofer "Cupja" qe i pa armet. Shkuam ne Shenavlash tek shtepia e Mehmet Saliut, ku pritem sa u erresua pak, bashke me "Cupen". Bujari kishte lene nje djale qe nuk e di se kush ishte, per te ruajtur tek lagjja e Tan Dishen kur te dilte" mesohet te kete treguar me tej Coli,pas atij momenti kane dale me makinen e Cupjes dhe zbriten poshte, ndersa shoferi u largua. Coli se bashku me Indrit Doklen dolen dhe zune prite rreth 300- 400 metra larg shtepise se Tan Dishes. Indrit Taullaj dhe Bujar Gashi shkuan 500 metra para tyre, qe kur te kalonte Tani t'i lajmeronte me nje te shtene pistolete.

Vrasja e Tan Dishes

"Ne e kishim planifikuar qe kur te vinte Tan Disha, te sinjalizoheshim nga dy shoket dhe te dilnim ne rruge e ta qellonim. Dua te them se Bujari dhe Tani e njihte makinen me te cilen ai levizte, qe ishte nje "BMW', ngjyre jeshile. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, ne te dy anet e rruges afer nje gardhi, ku kishte parkim makinash ne krahun e kenetes, degjuam te shtenen e pistoletes qe na sinjalizonte per ardhjen e Tan Dishes. Indrit Dokle doli ne rruge ndersa une isha pak para tij, ne anen tjeter te rruges. Sa pash dritat e makines qe po afrohej, e lash te afrohet rreth 20 metra dhe fillova te qelloj me automatik ne drejtim te makines, deri sa mbarova karikatorin e kallashit. Pasi mbarova une filloi te qellonte Indrit Dokle dhe une po nderroja karikatorin, ku ne ate moment makina doli nga rruga dhe ra ne kanal. Une iu afrova me karikatorin rreth 1-2 metra dhe e qellova perseri Tanin me bresheri. Pastaj ne u larguam ne kembe nga keneta dhe armet i hodhem ne kanalin e madh qe kalonte aty afer. Pastaj shkuam ne Spitalle, takova Klodin, Plaurentin e Indrit Taullajn. Ata me pyeten:- "Vdiq?". Une i thash:- Po, po dhe u shperndame ne shtepite tona. Ne ate kohe Luli ishte ne burg ne Itali. Pas vrasjes se Tan Dishes, ra qetesia dhe secili shikonte punen e tij. Une me Bujar Gashin filluam te qendronim nga Spitalla me Klodin.", ka mbyllur deshmine e tij Coli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›