Coli “zbardh” 9 vrasje të bandës
Autori i Lajmit: red.
Banda e Durrësit
I penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, dëshmoi dje për mëse 5 orë në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër anëtarëve të organizatës kriminale të drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle. Deklarimet e të penduarit për nëntë vrasje dhe 11 plagosje me armë, të kryera nga banda ku edhe ai bënte pjesë, u kundërshtuan nga avokatët e të pandehurve në bankën e akuzës. Pas më shumë se 2 vjet e gjysmë nga nisja e gjyqit ndaj të pandehurve, në dy seancat e fundit i penduari i drejtësisë rrëfeu njohjet e tij me Lulzim Berishën dhe pjesëtarët e tjerë të bandës.
Avokatët
I cilësuari si i penduar i drejtësisë, Adriatik Coli, ka probleme mendore dhe gjykata duhet t i bëjë një ekspertim psikik, duke mos marrë për bazë fjalët e tij. Kjo kërkesë e avokatëve u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila vendosi të dëgjojë deklarimet e Adriatik Colit për më se pesë orë. Ai ka përsëritur të njëjtat deklarime që kishte dhënë më parë në vitin 2007 për Prokurorinë, pasi u kthye në Shqipëri nga Italia dhe u vetëdorëzua tek autoritetet e drejtësisë. Rrëfimi i Adriatik Colit ka filluar me njohjen e tij me Lulzim Berishën në Itali në vitin 1997 e më pas me vazhdimin e miqësisë së tyre në Durrës në vitin 1998 deri tek vrasjet dhe krimet e ndodhura në vitin 2003. Seanca e djeshme ishte e 96-ta në radhë prej dy vitesh kur Prokuroria dorëzoi në gjykatë dosjen ndaj 17 të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit. Që në atë kohë deri më dje, rrëfimi i të penduarit ka qenë e pamundur të dëgjohej nga manovrat e avokatëve për shtyrjen e seancave njëra pas tjtrës.
Banda
Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi.
Sipas Prokurorisë, nga viti 1998 deri në vitin 2002, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Endrit Dokle, Bujar Gashi, si dhe Klodian Saliu, Ilir Xhunga, Arben Paja, që janë vrarë kohë më parë, kanë qenë anëtarë të një organizate të vetme kriminale. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në seancën e djeshme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Coli, një ish-anëtar i bandës, dje i penduar, nuk ka arritur ende të dëshmojë plotësisht të vërtetat rreth bandës. Shtyrja e seancave gjyqësore ka arritur rekord në llojin e vet, seancat janë shtyrë plot 95 herë. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat vrasje dhe trafiqe ilegale.
Lulzim Berisha
I cilësuar si kapo i bandës, akuzohet nga Prokuroria si drejtuesi i organizatës kriminale të krijuar në vitin 1994 me të njëjtin emër. Është arrestuar në Maqedoni dhe tani qëndron në qelinë e paraburgimit 302. Berisha akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut, Arjan Pajës, Virion Currit, Eduart Ongarit dhe Marsel Sotirit. Ka qenë ai që ka udhëhequr të gjitha operacionet e vrasjeve dhe të ekzekutimeve të bëra nga kjo bandë. Tani Lul Berisha gjendet në burgun 302 deri në pritje të vendimit të gjykatës.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009