E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vjedhë 3 makina, arrestohet

Autori i Lajmit: red.
Tentoi të vidhte tre automjete brenda një nate, arrestohet një 23-vjeçar, policia shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Burime nga policia bënë të ditur se Besmir Molla, 23 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, është arrestuar dje nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me një tjetër person kanë tentuar të vjedhin tre automjete. Sipas të njëjtave burime, mësohet se makinat, të tipit “Mercedez-Benz”, me targa VL56 53 B në pronësi të shtetasit A. A.; VL 42 43 C në pronësi të shtetasit R. M. dhe VL 29 49 C në pronësi të shtetasit T. SH kanë qenë “shënjestrat” e dy të rinjve për t u vjedhur brenda pak orësh.
Por policia ka rënë në gjurmët e tyre duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve, ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin tjetër.

Vjedh kompjuterin në shkollë, pranga 59-vjeçarit
Vjedhja e një kompjuteri Laptop në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Vlorë, i ka kushtuar prangat rojës, i cili nuk ka qenë në krye të detyrës në momentin e ngjarjes. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë të ditur se Avdul Malaj, 59 vjeç, është arrestuar dje, pasi rezultoi se nuk gjendej pranë shkollës “Ibrahim Kushta” ku ishte i punësuar për ruajtjen e saj gjatë 24 orëve, kur u vodh një kompjuter. Burime nga policia thanë se autorët gjatë orëve të natës, duke përfituar nga mungesa e rojës së shkollës, kanë shqyer një prej dritareve të katit të parë në anën e pasme dhe kanë hyrë brenda saj dhe më pas kanë shqyer edhe derën e zyrës së drejtorit të kësaj shkolle, duke marrë një kompjuter portabël të tipit Laptop dhe një aparat celular dhe më pas janë larguar pa u vënë re nga njeri.
Ndërkohë që ngjarja iu ngarkua rojës së shkollës, i cili u arrestua për veprën penale të “Vjedhjes” dhe “Shpërdorimit të detyrës.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›