Lorja: “E vrava nga xhelozia”
Autori i Lajmit: red.
Ekzekutimi i mjekut
“Arrest në burg” është masa e sigurisë që ka vendosur dje gjykata për autorin e vrasjes së mjekut Fatmir Thaçi. Në seancën e vlerësimit të masës së arrestit Ali Lorja ka pranuar akuzën, madje, ka pohuar se do të vriste dhe veten menjëherë pas ekzekutimit, por pistoleta nuk kishte më plumba. Ndërsa si motiv për ngjarjen i ka shërbyer xhelozia për ish-gruan.
Masa
Gjykata vendosi dje masën e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të procesit ndaj Ali Lorjes, autorit të vrasjes së mjekut Fatmir Thaçi në spitalin e Durrësit fundjavën që shkoi. Në orët e mesditës, Gjykata e Durrësit hapi seancën në të cilën prokuroria njoftoi se ka ngritur dy akuza ndaj të dyshuarit për "armëmbajtje pa leje" dhe "vrasje me paramendim". Edhe në seancën e sotme, gjatë deklarimeve të dhëna prej tij, Ali Lorja ka pranuar vrasjen duke thënë se e kishte kryer krimin për shkak të vdekjes së bashkëshortes së tij katër muaj më parë si pasojë e vetëhelmimit. Në seancën e djeshme prokuroria paraqiti deklarimet e disa mjekëve dhe punonjësve të spitalit të Durrësit, të cilat tregojnë se autori disa herë kishte hyrë në këtë institucion duke planifikuar realizimin e vrasjes. Po kështu, në dosjen e prokurorisë ndodhen deklarime të kolegëve të mjekut Fatmir Thaçi, të cilët kanë pohuar se viktima ka pasur kërcënime të vazhdueshme edhe më parë nga Ali Lorja, pasi ky i fundit dyshonte për lidhje jashtëmartesore për gruan e tij, e cila kishte punuar në spitalin e Durrësit.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e shkuar në spitalin e Durrësit. Mjeku është gjetur i pajetë në zyrën e tij ndërkohë që autori nga dera e pasme e spitalit ka shkuar në polici, e cila gjendet vetëm 300 metra larg spitalit. Ekspertë të policisë pohuan se vetëm një plumb në kokë ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të mjekut radiolog të spitalit të Durrësit. Të tmerruar pacientët kanë vrapuar për të dalë jashtë ambienteve të spitalit, ndërsa kolegë të Thaçit kanë shkuar në vendgjarje për t i ardhur në ndihmë shokut, por pa rezulatt. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit. Pasi është vetëdorëzuar në polici, Lorja ka rrëfyer me pak fjalë arsyet që sipas tij e çuan në vrasjen e mjekut. Policia, pasi ka dëgjuar dëshminë, doli në konkluzionin se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta dhe jo për shkak të profesionit të tij si mjek.
Vetëvrasja e infermieres
Një muaj më parë Ali Lorjas i kishte vdekur bashkëshortja L. Lorja, e cila punonte si infermiere në spitalin e Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se 45-vjeçarja L. Lorja, nënë e dy fëmijëve, ishte vetëhelmuar me fostoksinë dhe, siç u mësua më vonë, kishin qenë presionet sistematike të burrit të saj për xhelozi që e detyruan atë të shpëtonte prej tij, duke ndërmarrë aktin fatal. Por 45-vjeçarja i kishte mohuar vazhdimisht akuzat e bashkëshortit të saj për tradhti. Kur gruaja e tij vdiq, Ali Lorja mori ngushëllime nga personeli i spitalit të Durrësit, të cilët ishin kolegët e 45-vjeçares dhe më pas mbeti me dy fëmijët jetimë dhe kjo për shkak të dyshimeve të tij. Por për fatin e keq të gruas së tij dhe të vetë atij, të paktën kështu ka deklaruar në polici, duhet të paguante dikush tjetër dhe ky ishte mjeku Fatmir Thaçi. Edhe pas vdekjes së bashkëshortes, Lorja dyshonte që gruaja e tij kishte pasur një lidhje të fshehtë me mjekun radiolog Fatmir Thaçi. Ky i fundit nuk e kishte menduar kurrë se vdekja e koleges së tij do të implikonte sadopak edhe emrin e tij dhe aq më tepër që kjo gjë do t i kushtonte jetën.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009