E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille njësoj si vitin e kaluar

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 15:35

Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps ka pranuar se përfundimi i afatit kalimtar të verës e ka lënë ekipin në pozitë të njëjtë nga sezoni i kaluar.

Klubi nga Ligue 1 pritej të bënë ndryshime gjatë verës me shitjen e futbollistëve si Lucho Gonzalez e Andre-Pierre Gignac.

Por, ata të dy mbetën në Velodrome dhe komplikuan ardhjen e ndonjë përforcimi eventual të madh.

“Kemi kaluar ditë intensive në afatin kalimtar. Të gjithë shpenzuam shumë energji dhe në fund përfunduam aty prej nga ishim nisur” tha Deschamps për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›