Egjipt Gjykata liron mjekun

Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka liruar një mjek të ushtrisë, i cili është akuzuar se ka kryer teste virgjërie të detyruar për gratë protestuese. Lajmin e kanë bërë me dije mediat shtetërore. Ahmed Adel u lirua pasi gjykatësi i çështjes pohoi se kishte kontradita në deklaratat e dëshmitarëve. Akuzat ndaj mjekut u ngritën nga Samira Ibrahim, e cila tha se testet e virgjërisë ndaj grave u zhvilluan pasi ato ishin arrestuar në protestat e vitit të kaluar. Dhjetra gra të tjera i janë bashkuar akuzave të saj duke treguar dhe mënyrat se si ato u trajtuan ndërkohë që ishin të burgosura. Ata thanë se ishin detyruar nga ushtria egjiptiane t’i nënshtroheshin një testi virgjërie nga një doktor mashkull. Akuza këto të hedhura poshtë nga ushtria. Samira Ibrahim ka nisur një sfidë ligjore për të ndaluar që teste të tilla të mos përsëriten. Ndërsa u shpreh se mjeku tashmë i lënë i lirë ka paguar dëshmitaret për të ndryshuar dëshminë e tyre. Ndërkohë që qindra protestues janë mbledhur para gjykatës për të kundërshtuar vendimin për lirimin e mjekut.