Franca del nga zona Shengen nese sndalet emigrimi i paligjshem
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka kërcënuar se do të tërhiqet nga zona Shengen nëse nuk ndalohet emigracioni i paligjshëm.
Duke folur në një miting gjatë fushatës së tij në Paris, Presidenti tha se nëse nuk ka progres në 12 muajt e ardhshëm, atëherë Franca do të pezullojë pjesëmarrjen në marrëveshjen e Shengenit. Marrëveshja lejon kalimin pa viza në 25 vende evropiane. Imigracioni i paligjshëm ka qenë një çështje kyçe përpara zgjedhjeve presidenciale. Javën e kaluar, Sarkozy tha se kishte shumë të huaj në Francë - dhe u zotua për të përgjysmuar numrin e imigrantëve nëse ai ri-zgjidhet këtë vit.
Raundi i parë i votimit është më 22 prill. Sarkozy ka mbetur prapa në sondazhe krahas kandidatit socialist, Francois Hollande. Komisioni Europian do të paraqesë një raport mbi funksionimin e sistemit Shengen në muajin maj. Sarkozi gjithashtu bëri thirrje për një "Akt Blerje Europiane" e cila do të kërkojë që qeveritë të favorizojnë produkte vendore Europiane. Ai tha se "Franca do t’i kërkojë Evropës të miratojë një “Akt Blerje evropiane” mbi modelin amerikan. Në këtë mënyrë kompani që prodhojnë në Europë do të përfitojnë nga paratë e shteteve evropiane”.