Cooper vjen në Kosovë

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 10:26
Ndërmjetësi evropian për bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper sot pritet të arrijë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të zhvilloj një takim me zëvendëskryeministren Edita Tahiri.
Vizita e Cooper i paraprinë takimit të radhës në Bruksel, që mbahet më 2 shtator, për herë të parë pas situatës së re të krijuar në veri nga 25 korriku.
Shefja e delegacionit të Kosovës nw bisedime, Edita Tahiri nuk ka dashur dje të jap detaje sa i përket vazhdimit të bisedimeve dhe vizitës së Cooperit.