E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Të hiqen strukturat paralele

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 13:23

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, tha se "strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të hiqen".

Në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës "nuk mund të jetë vetëm një shfaqje", porse "duhet të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës".

"Andaj, është e rëndësishme që situata në veri të qetësohet dhe strukturat paralele të hiqen", ka thënë Pack.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›