Fiter Bajrami, Thaçi uron besimtarët islamë
PRISHTINE- Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri Thaçi uroi myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava dhe qytetarët e besimit islam të Kosovës.
“Qytetarët tanë Festën e Fitër Bajramit e kremtojnë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës, që po arrin njohje të reja ndërkombëtare, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të kushteve të jetesës. Duke besuar në vullnetin e qytetarëve tanë, në përcaktimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shprehim bindjen se çdo festë Kosovën do ta gjejë edhe më të përgatitur, për t’u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi .
(s.g/rel/BalkanWeb)