Akuzat e Dick Marty, Uilliamson kryeson Task Forcën
PRISHTINE- Amerikani Xhon Klint Uilliamson është emëruar prokuror i Task Forcës Speciale të EULEX-it, për të udhëhequr hetimin e akuzave që ka bërë senatori Dik Marti në raportin e Këshillit të Evropës, në dhjetor të 2010-ës.
Zyrtarisht EULEX i ka nisur hetimet me 27 janar të këtij viti. Raporti i Dick Marty-t akuzon pjesëtarët dhe udhëheqësit e UCK-së vecanërisht kryeministrin Hashim Thaci se kanë vrarë njerëz dhe me pas kanë shitur organet e tyre në tregun e zi ndërkombëtar. Pretendimet e tij flasin për “trafikim organesh, të kryer në Kosovë dhe Shqipëri”.
Autoritetet kosovare prej kohësh kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim me specialistët ndërkombëtare për hetimin e gjithë pretendimeve ndaj ish prokurorit zviceran Nga ana tjetër autoritetet në Beograd vazhdojnë të këmbëngulin se duhet të jetë Këshilli i Sigurimit që të krijojë një grup të pavarur hetues i cili duhet të hetonte dhe në Shqipëri.
(s.g/balkanweb)