E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosovë-Serbi, Tahiri takim me Cooper

PRISHTINË- Në prag të rinisjes së dialogut Kosovë –Serbi, kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, do të zhvillojë një takim me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper në Prishtinë.

Tahiri nuk ka dashur të prononcohet për media për takimin, por u ka thënë gazetarëve se pas takimit me Cooperin do të mbajë një konferencë për media.

Temat për ruandin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë caktuar, ndonëse paralajmërimet janë se do të bisedohet për vulat doganore.

Pala kosovare kundërshton kategorikisht ndryshimin eë vulave doganore, të cilat mbajnë mbishkrimin Republika e Kosovës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›