E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper vjen për fusnotën

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper vjen në Kosovë, me ç’rast takohet me udhëheqësen e dialogut, zëvendëskryeministren Edita Tahiri.

Kryenegociatorja e Kosovës ka thënë dje se vazhdimi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodhë vetëm atëherë kur të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.

Dihet se kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që Cooper të anulonte vizitën e paraparë për javën e kaluar në Prishtinë.

Bisedimet për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin evropian, kanë nisur marsin e kaluar. Palët kanë arritur disa marrëveshje, ndërsa kanë hasur në kundërshtime nga Serbia sa i përket përfaqësimit rajonal të Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›