Më në fund, ora e detit për Monikën dhe Erisën
Iniciativat e politikanes Monika Kryemadhi me të rinjtë kanë qenë të vlerësuara, që kur ajo ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Socialiste. Të njëjtin përkushtim ajo vazhdon ta ketë, e madje këtë verë ka qenë më e impenjuar se kurrë. Rreth 350 të rinj, anëtarë të partisë LSI, ajo i ka mbledhur në një kamping në Jal, të ndarë në disa pjesë, që nga aktivitetet politike tek ato argëtuese. Shembulli i parë ka qenë ajo vetë, ku shihet në një prej fotove duke pastruar plazhin nga mbeturinat që lënë plazhistët e tjerë. E pasi kanë mbaruar gjithë punët dhe u ka shpërndarë detyrat të gjithëve, ajo dhe miqtë e saj e kanë merituar pak plazh. Ajo shihet në det, ndërsa bashkë me të janë edhe miq të tjerë, mes të cilëve ministri Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.